Bota

Mbyllja e postave serbe në veri dhe hapja e urës së Ibrit/ Shefi i OSBE-së në Kosovë: Ngjarjet e fundit dëshmojnë urgjencën për kthim në dialog

Davenport tha se këto ngjarje, kanë nënvizuar urgjencën e kthimit në dialog, çështje këto të cilat sipas tij, duhet të zgjidhen në procesin e udhëhequr nga BE-ja.

7 Gusht 2024, 14:50 Nga N.F
Mbyllja e postave serbe në veri dhe hapja e urës së Ibrit/ Shefi
Michael Davenport

KOSOVË- Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas mbylljes së nëntë zyrave të Postes së Serbisë në Kosovë dhe propozimeve për hapjen e Urës së Ibrit. Davenport tha se këto ngjarje, kanë nënvizuar urgjencën e kthimit në dialog, çështje këto të cilat sipas tij, duhet të zgjidhen në procesin e udhëhequr nga BE-ja.


“Ngjarjet e fundit – mbyllja e zyrave postare në komunat veriore dhe propozimet për hapjen e urës në Mitrovicë për trafik – kanë nënvizuar urgjencën e kthimit në dialog. Të dyja këto çështje duhet të zgjidhen në procesin e udhëhequr nga BE”,  shkruan Davenport.

Ai shtoi se dialogu duhet të jetë i fokusuar në përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë dhe rritjen e perspektivës për të rinjtë nga të gjitha komunitetet për të jetuar, punuar dhe për t’i rritur familjes e tyre në Kosovë.

posta serbe ura e ibrit michael davenport kosove

Sondazh

Poll