Bota

Elon Musk padit disa kompani të mëdha për “bojkot” ndaj rrjetit social X

Siç raportohet paltforma sociale ka paraqitur një padi ndaj gjigantëve si Unilever e Mars, kompanisë private të kujdesit shëndetësor “CVS Health” dhe firmës së energjisë së ripërtritshme “Orsted”, si dhe një shoqate tregtare të quajtur Federata Botërore e Reklamuesve (WFA).

7 Gusht 2024, 16:58 Nga E. D
Elon Musk padit disa kompani të mëdha për “bojkot”
foto ilustruese

SHBA- Platforma e mediave sociale X e Elon Musk ka paditur një grup reklamuesish dhe kompanish të mëdha, duke i akuzuar se janë dakorduar në mënyrë të paligjshme ta “bojkotojnë” faqen.

Siç raportohet paltforma sociale ka paraqitur një padi ndaj gjigantëve si Unilever e Mars, kompanisë private të kujdesit shëndetësor “CVS Health” dhe firmës së energjisë së ripërtritshme “Orsted”, si dhe një shoqate tregtare të quajtur Federata Botërore e Reklamuesve (WFA).

Gjithashtu padia është paraqitur në një gjykatë në Teksas. Platforma “X” pretendon se ky “bojkot” e ka privuar nga miliarda dollarë të ardhura. Ndërkohë ekspertët ligjorë thonë se rasti nuk ka shumë gjasa të jenë i suksesshëm, pasi do të jetë e vështirë të dëshmohet se ka ndonjë marrëveshje të fshehtë mes kompanive.

elon musk

Sondazh

Poll