7 Gusht 2024, 12:53
Nga N.F
Kosovë
KOSOVË- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka zhvilluar një aksion simbolik pranë stacionit policor në Prishtinë dhe më pas pranë Prokurorisë së Shtetit, në ndërtesat e të cilëve ka shkruar “Po i vrisni gratë”.
Organizatoret e këtij aksioni thanë se në brenda pak ditë, një grua në Graçanicë dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, ndërkaq një ditë më parë në Ferizaj një burrë plagosi me armë zjarri gruan e tij. Nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist akuzuan për neglizhencë organet e drejtësisë, pasi i arrestuari për plagosjen në Fushë Kosovë disa ditë më parë ishte ndaluar, e më pas liruar, për dhunë në familje.
“Duke i bërë bashkëfajtore institucionet e Kosovës për vrasjen e grave, ne rikujtojmë që për vajzat dhe gratë në Kosovë çdo ditë është luftë, luftë për ta mbrojtur vetën nga dhuna e gjinizuar e abuzimi seksual, luftë për t’iu ikur plumbave dhe sëpatave. E në këtë luftë, shteti vazhdon t’ua mbajë anën dhunuesve e vrasësve, duke i amnistuar e duke e mirëmbajtur patriarkalizmin”, tha një nga organizatorët e këtij aksioni simbolik.
Kjo organizatë tha se fajëson Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe gjykatat, pasi “po tregojnë që ky zinxhir është patriarkal, i dhunshëm dhe armik i grave”. Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kërkoi që institucionet dhe shoqëria të veprojnë dhe të ndihmojnë gratë “në luftën për çlirim” dhe të mbështesin kauzën “feministe për çlirim nga çdo lloj dhune kurdo dhe kudo”. Sa i përket të arrestuarit për plagosjen e gruas në Fushë Kosovë, Prokuroria Themelore në Prishtinë sqaroi se ai ishte ndaluar më 2 gusht nën dyshimet se kishte kryer veprën penale “dhunë në familje”.
Por, Prokuroria tha se Gjykata Themelore në Prishtinë kishte refuzuar kërkesën për arrest shtëpiak dhe ndaj të dyshuarit, I.A, ishte caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar bashkëshortes së tij. Për këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, akuzoi për neglizhencë institucionet e drejtësisë. Nga viti 2010 deri në gusht të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 58 gra. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë./REL
kosove vrasje gra
Bota
7 Gusht 2024, 12:44
S.B
Elon dhe Vivian
SHBA- Vajza transgjinore e Elon Musk, Vivian Jenna Wilson, po sjell në vëmendje të kaluarën e supozuar të ndy...
Bota
7 Gusht 2024, 11:47
N.F
protesta
KOSOVË- Në Mitrovicën e Veriut, pranë urës kryesore mbi lumin Ibër, ka filluar protesta e pjesëtarëve t&e...
Bota
7 Gusht 2024, 09:10
N.F
Harris dhe Waltz
SHBA- E nominuara demokrate për presidente, Kamala Harris, dhe kandidati i saj për nënpresident, guvernatori i Minesotas, T...
Bota
7 Gusht 2024, 08:17
N.F
Tim Walz
SHBA- Prej korrikut, kur nënpresidetja amerikane, Kamala Harris, e ka fituar përkrahjen e demokratëve kryesorë për të...
Bota
7 Gusht 2024, 08:07
N.F
Musk dhe Trump
SHBA- Donald Trump ka njoftuar se do të zhvillojë të hënën mbrëma një "intervistë të ...
Bota
7 Gusht 2024, 07:59
N.F
foto ilustruese
GJERMANI- Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë kanë mbetur të bllokuar, pasi një hotel u shemb pjes&eu...
Bota
6 Gusht 2024, 22:59
E. D
foto ilustruese
PARIS- Aktori në videon muzikore virale që denoncon Lojërat Olimpike të 2024-ës i ngjan shumë Presidentit fra...
Bota
6 Gusht 2024, 22:56
E. D
Donald Trump
SHBA- Kandidati i Partisë Republikane për president të SHBA-së dhe ish-presidenti, Donald Trump tha se kandidati i Partis&...
Bota
6 Gusht 2024, 22:51
E. D
Joe Biden dhe Kamala Harris
SHBA- Vendimi i Joe Bidenit për t’u tërhequr nga gara për një mandat të ri si president i SHBA-s...
Bota
6 Gusht 2024, 22:21
E. D
Yahya Sinwar
GAZA- Hamasi emëroi udhëheqësin e grupit militant për Gazën, Yahya Sinwar, si shef politik të tij, një l&e...