Bota

"Nuk po e shpëton planetin sepse nuk të intereson për të"/ Vajza transgjinore e Elon Musk shpërthen keq ndaj tij: Ti je një mashtrues serial dhe racist...

Musk, 53 vjeç, ka 12 fëmijë me tre gra të ndryshme.

7 Gusht 2024, 12:44 Nga S.B
"Nuk po e shpëton planetin sepse nuk të intereson për
Elon dhe Vivian

SHBA- Vajza transgjinore e Elon Musk, Vivian Jenna Wilson, po sjell në vëmendje të kaluarën e supozuar të ndyrë të babait të saj në shenjë hakmarrjeje për sulmet që ai bëri ndaj saj për shkak të identitetit gjinor.

“Ti nuk je një njeri i familjes, ti je një mashtrues serial që nuk do të ndalosh së gënjyeri për fëmijët e tu” shkroi 20-vjeçarja përmes Threads.

Musk, 53 vjeç, ka 12 fëmijë me tre gra të ndryshme. Vivian më pas vazhdoi në mesazhin drejtuar babait të saj: Ti nuk je i krishterë, me sa di unë nuk ke shkelur kurrë në një kishë. Ti nuk je ndonjë bastion për barazi/progres.

Ajo më pas la të kuptohej se Musk është një racist, duke pretenduar: Ti e quajte arabishten ‘gjuhën e armikut’ kur unë isha 6 vjeç, je paditur për diskriminim disa here.

Vivian vazhdoi të shpërthejë ndaj themeluesit të SpaceX, duke pretenduar se ai nuk po e shpëton planetin sepse atij nuk intereson aspak për ndryshimet klimatike.

Postimi i ashpër i Vivian vjen pasi Musk tha se ajo ishte "vrarë nga virusi i mendjes së zgjuar" kur vendosi të ndiqte një operacion për ndryshim gjinie. Musk më pas tha se ai ndjeu se kishte "humbur" fëmijën e tij dhe tha se koncepti i lejimit të fëmijëve në tranzicion është "tepër i keq."

elon musk vivian wilson

Sondazh

Poll