Bota

VIDEO/ Qeni i vë flakën shtëpisë në SHBA, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

Kamera e dhomës ku ndodhi ngjarja kapi momentin i cili ndodhi brenda pak sekondash.

7 Gusht 2024, 14:04 Nga S.B
VIDEO/ Qeni i vë flakën shtëpisë në SHBA, pamjet
pamje nga ngjarja

SHBA- Një qen ka shkaktuar zjarr në shtëpinë e tij pasi kafshoi një power bank (bateri e jashtme) në Tulsa, Oklahoma. Kamera e dhomës ku ndodhi ngjarja kapi momentin i cili ndodhi brenda pak sekondash.

Në shtëpi ndodhej edhe një qen dhe një mace tjetër. Papritur, teksa qeni vazhdoi të përtypte betërinë, u shfaq një shkëndijë dhe më pas shpërtheu një zjarr.

Zyrtarët e Tulsa Fire thonë se zjarret që lidhen me bateritë janë më të zakonshme. Ai tha se bateritë litium-jon, nëse kutia e tyre dëmtohet, ekspozohet ndaj nxehtësisë së tepërt ose këputet, mund të krijojnë gazra toksikë që shkaktojnë zjarre ose shpërthime.

Fatmirësisht asnjë person apo kafshë nuk ka mbetur i lënduar nga zjarri. Qentë dhe macja arritën të dilnin nga shtëpia përmes derës së tyre e cila montohet në fund të derës së shtëpisë.

Pronari i shtëpisë nuk donte të fliste për këtë çështje, por donte ta shpërndante videon si një paralajmërim për pronarët e tjerë të kafshëve shtëpiake.

oklahoma zjarr

Sondazh

Poll