Berisha: Disa pyetje për Edvin Gjipenë lidhur me lumturimin e tij dhe klanit Koleka me 224 mijë metër katror toke në Gjipe
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë para mediave. Gjatë fjalës së tij Beri...
Ai më tej shtoi se borxhi është prej plot 788 milion lekë ndërsa shtoi se kjo ka ardhur si rrjedhojë e abuzimeve dhe keqmenaxhimit nga bashkia e Veliajt. Balliu shtoi se sipas kategorive, peshën më të madhe të stokut të detyrimeve e zë kategoria ‘Investime’ me 47%, ndjekur nga ‘Të tjera’ 25%, ‘Shërbime’ 11%, dhe ‘Vendime Gjyqësore’ 9%.
TIRANË- Koordinatori rajonal i Tiranës në PD, Klevis Balliu ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave/ Gjatë fjalës së tij Balliu u shpreh se Bashkia e Tiranës, përveç borxheve që u ka qytetarëve, të cilëve u ka shtuar trafikun, u ka ndotur ajrin, u ka ulur gjelbërimin, u ka rritur kullat dhe betonin është borxhlije e keqe edhe me institucionet shtetërore.
Ai më tej shtoi se borxhi është prej plot 788 milion lekë ndërsa shtoi se kjo ka ardhur si rrjedhojë e abuzimeve dhe keqmenaxhimit nga bashkia e Veliajt. Balliu shtoi se sipas kategorive, peshën më të madhe të stokut të detyrimeve e zë kategoria ‘Investime’ me 47%, ndjekur nga ‘Të tjera’ 25%, ‘Shërbime’ 11%, dhe ‘Vendime Gjyqësore’ 9%.
Ai theksoi se Partia Demokratike prej vitesh ka denoncuar sistematikisht vjedhjet dhe abuzimet sistematike të Erion Veliajt me taksat e qytetareve të Tiranës, dhe pavarësisht maleve me prova për korrupsionin e tij, drejtësia nuk reagon.
Deklarata e plotë e Klevis Balliut:
Përshëndetje! Bashkia e Tiranës, përveç borxheve që u ka qytetarëve, të cilëve u ka shtuar trafikun, u ka ndotur ajrin, u ka ulur gjelbërimin, u ka rritur kullat dhe betonin është borxhlije e keqe edhe me institucionet shtetërore. Plot 788 milion lekë borxhe ka bashkia e Erion Veliajt si rrjedhojë e abuzimeve dhe keqmenaxhimit.
Sipas kategorive, peshën më të madhe të stokut të detyrimeve e zë kategoria ‘Investime’ me 47%, ndjekur nga ‘Të tjera’ 25%, ‘Shërbime’ 11%, dhe ‘Vendime Gjyqësore’ 9%. Partia Demokratike prej vitesh ka denoncuar sistematikisht vjedhjet dhe abuzimet sistematike të Erion Veliajt me taksat e qytetareve të Tiranës, dhe pavarësisht maleve me prova për korrupsionin e tij, drejtësia nuk reagon.
Si rrjedhojë Bashkia e Tiranës, jo vetëm nuk i përgjigjet problemeve të qytetarëve, por nën drejtimin e Veliajt në këto 9 vite thyen rekorde në borxhe ndaj palëve të treta, më shume se çdo bashki tjetër. Disa milionë i ka për vendime gjyqësore, gjyqe të humbura me punonjës të shkarkuar padrejtësisht nga puna, apo padrejtësi të tjera ndaj qytetarëve të Tiranës.
Kur e dëgjoni lali Erin të predikojë si pastor, mos e besoni, poshtë fjalëve është fakti se ai as detyrimet e institucionit të vet nuk i shlyen. Ndërkohë që u merr shpirtin qytetarëve dhe u bllokon llogaritë, nëse nuk paguajnë taksat bashkiake, për vete grumbullon qindra miliona ta papaguara. Atij nuk i bie kush në qafë sepse prokurorët e SPAK i ka kolegë.
Ndërkohë, borxhi i bashkisë mund të shlyhet fare lehtë: Të ndalohen pagesat e inceneratorëve, 80 mijë euro në ditë! Të ndalohen abuzimet! Të ndalohet luksi!
Të mos shkarkohen punonjës padrejtësisht nga puna! Te nderuar qytetare: Qëndresa ndaj e keqes është një detyrim. Përballja me korrupsionin dhe abuzimet është jetike për ti vënë para përgjegjësisë shkelësit dhe përmirësuar gjendjen qytetit dhe mirëqenien çdo qytetari.
Prej 5 muajsh opozita dhe shoqëria civile janë në protesta-zinxhir kundër vjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Ju ftojmë të bashkohemi me ne proteste, nesër ne oren 11:00, tek bashkia e Tiranes për të shpëtuar qytetin nga pronari faktik i inceneratorit dhe shefi i organizatës kriminale 5D!
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë para mediave. Gjatë fjalës së tij Beri...
Beqaj TIRANË-Ditën e sotme Apeli i Gjykatës së Posaçme dha vendimin për ankimin për masat e sigurisë e bër&e...
Beleri HIMARË- Fredi Beleri nga qelia e burgut ka lëshuar akuza për zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë, ku nga ky p...
Igli Hasani TIRANË- Ministri i Jashtëm Igli Hasani, me anë të një postimi në Facebook shkruan se tashmë legalizimi ...
pamje nga ngjarja KUÇOVË- Pas testit të kaluar me sukses për misione gjatë natës, dronët “Bayraktar” ...
Beqaj TIRANË- Ditën e sotme Apeli i Gjykatës së Posaçme do të japë vendimin për ankimin për masat e siguris&...
Postimi i Berishës TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha së fundmi ka publikuar pamje të një këmbë ure e cila...
Sinaj TIRANË- Deputeti i PS-së, Vullnet Sina ka reaguar në lidhje me kërkesën e PD-së për heqjen e mandatit t...
Rama dhe Kushner SHBA- Jared Kushner, dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump duket i vendosur për të çuar për...
TIRANË- Videoja e Gazetarit Blendi Fevziu me aparatin që mat nitratin në perime dhe fruta ka bërë xhiron në rrjet por edhe ...