Politike

"Mandati im nuk është hequr ligjërisht", Beleri nga qelia: Skandali me zgjedhjet në Himarë shkon përtej manipulimit dhe vjedhjeve të zakonshme

Sipas tij ky skandal ka kapërcyer kufinjtë e ligjeve dhe ka përdhosur Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor. Sipas tij, edhe pse ai kishte bërë ankimin për vendimin e KQZ për heqjen e mandatit të tij si kryebashkiak, ai ligjërisht vazhdonte të ishte i zgjedhur për bashkinë e Himarës.

7 Gusht 2024, 10:53 Nga N.F
"Mandati im nuk është hequr ligjërisht", Beleri nga
Beleri

HIMARË- Fredi Beleri nga qelia e burgut ka lëshuar akuza për zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë, ku nga ky proces fitoi kandidati socialist, Vangjel Tavo. Përmes një reagimi Beleri shprehet se skandali i zgjedhjeve shkon përtej manipulimeve dhe vjedhjeve të zakonshme.

Sipas tij ky skandal ka kapërcyer kufinjtë e ligjeve dhe ka përdhosur Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor. Sipas tij, edhe pse ai kishte bërë ankimin për vendimin e KQZ për heqjen e mandatit të tij si kryebashkiak, ai ligjërisht vazhdonte të ishte i zgjedhur për bashkinë e Himarës.

Reagimi i Belerit: 

Te nderuar miq, Himariote ! Skandali i zgjedhjeve ne Himare shkon pertej manipulimeve dhe vjedhje te zakonshme. Ky skandal ka kapercyer tashme kufijte e ligjit dhe ka perdhosur Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor.


Sipas nenit 133 te K.Pr.Administrative ankimi administrativ ndaj vendimit te KQZ pezullon ekzekutimin e tij, deri ne njoftimin e vendimit te ankimit. Ankimi eshte paraqitur perpara dates se zgjedhjeve dhe vendimi akoma nuk eshte marre nga KAS dhe rrjedhimisht as eshte njoftuar, pra ekzekutimi i vendimit te KQZ eshte i pezulluar, qysh perpara zgjedhjeve dhe akoma aktualisht.
Ne keto kushte, mandati i Fredi Belerit nuk eshte ende i pavlefshem ligjerisht sado e pabesueshme mund te tingelloje dhe as sjell efekte vendimmarrja per nderprerjen e parakohshme te ketij mandati.


Ligjerisht nuk ka ende vakance, por zgjedhjet u zhvilluan, duke u zgjedhur tjeter kryetar Bashkie.
Ky precedent sa i pabesueshem dhe aq antiligjor e antikushtetues eshte prova me e madhe qe zjedhje te lira nuk ka me dhe me kete regjim , nuk ka shprese te ndodhin. Nje faze e re e opozitarizmit duhet te njgjizet sa me shpejt .... Mosbindje dhe perbuzje per hajdutet e votave ..
Lajmi i mire i vetem eshte qe Kalaja e Himares , e Lukoves e Nivices dhe Dhermiu nuk jane mposhtur akoma ! Burrat e Himares nuk jane gjunjezuar ende !

fredi beleri vangjel tavo

Sondazh

Poll