Aktualitet

Tragjedia në Konispol/ Klement Islami lejohet të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të prindërve të tij

Ai u arrestua një ditë më parë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Konispol, ku humbën jetën burrë dhe grua. Në dëshminë tij 41-vjeçari është shprehur se nuk kishte qëllim të vriste të atin por kur e shtyu ai u pengua dhe ra për vdekje. 

7 Gusht 2024, 11:11 Nga N.F
Tragjedia në Konispol/ Klement Islami lejohet të marrë pjesë
Vrasja ne Konispol

KONISPOL- Klement Islami është lejuar nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të prindërve të tij në fshatin Shalës të Konispolit. Ai u arrestua një ditë më parë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Konispol, ku humbën jetën burrë dhe grua. Në dëshminë tij 41-vjeçari është shprehur se nuk kishte qëllim të vriste të atin por kur e shtyu ai u pengua dhe ra për vdekje. 

Ai më tej shtoi se një ditë para ngjarjes babai i tij kishte dhunuar nënën. Sipas tij gjatë kohës kur ka ndodhur ngjarja e rëndë ai ka qenë në lokalin e lagjes. 41-vjeçari shtoi se nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe bashkëfshatarët i thanë të shkonte të shihte çfarë kishte ndodhur. Ai shtoi se kur shkoi gjeti nënën e vrarë në mes të shtëpisë dhe më pas ndodhi incidenti ku nga shtyrja e të atit 69-vjeçari ra për vdekje në tokë.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shalës në Konispol rreth orës 07:00. 69-vjeçari Hysen Islamaj gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj. Pas kësaj i moshuari, është konfliktuar edhe me djalin e tij, Klemendin Islamaj. Ky i fundit e ka shtyrë të atin nga shkallët e banesës dhe si pasojë 69-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje. 40-vjeçari ndodhet tashmë i arrestuar, ndërsa po punohet gjithashtu për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

konispol vrasje klement islami

Sondazh

Poll