Aktualitet

Plagosen me thikë 41-vjeçarin pas një konflikti, arrestohen 3 të rinjtë në Tiranë

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ramazan Gaxherri" pas një sherri mes tre të arrestuarve dhe të plagosurit. Pas sherrit tre të rinjtë përkatësisht 31-vjeçari me inicialet B. L., 20-vjeçari I. M. dhe 34-vjeçari me iniciale R. K. kanë plagosur 41-vjeçarin. 

7 Gusht 2024, 09:20 Nga N.F
Plagosen me thikë 41-vjeçarin pas një konflikti, arrestohen 3
foto ilustruese

TIRANË- Tre të rinjë janë vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata kanë plagosur me thikë një 41-vjeçar. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ramazan Gaxherri" pas një sherri mes tre të arrestuarve dhe të plagosurit.

Pas sherrit tre të rinjtë përkatësisht 31-vjeçari me inicialet B. L., 20-vjeçari I. M. dhe 34-vjeçari me iniciale R. K. kanë plagosur 41-vjeçarin. I plagosuri është identifikuar si 41-vjeçari me inicialet F. B dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet në lidhje me ngjarjen i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

- B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Në rrugën "Ramazan Gaxherri", 3 të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin F. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve; Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirane plagosje arrestim

Sondazh

Poll