Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, plagoset një person dhe shkaktohen dëme të mëdha materiale

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, në zonën e quajtur Agjensia.

7 Gusht 2024, 11:06 Nga S.B
Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, plagoset një person dhe
pamje nga ngjarja

POGRADEC- Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një banesë në Pogradec. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, në zonën e quajtur Agjensia.

Bëhet me dije se një grua është plagosur nga shpërthimi. Raportohet se 71-vjeçarja me iniciale E. P., po merr mjekim në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje, ndërsa policia po bën të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Dritarja e banesës ka dalë nga vendi dhe ka përfunduar në rrugë. Ndërkohë, edhe muri i pallatit ka pësuar krisje nga shpërthimi. 

bombol gazi pogradec

Sondazh

Poll