Aktualitet

Vjedhje, drogë dhe dhunë ndaj efektivëve të policisë, arrestohen 7 persona në Tiranë

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se një 31-vjeçar është vënë në pranga pasi gjatë  kontrollit fizik policia i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe municion luftarak.

7 Gusht 2024, 09:14 Nga N.F
Vjedhje, drogë dhe dhunë ndaj efektivëve të policisë,
foto ilustruese

TIRANË- Shtatë persona janë vënë në pranga në Tiranë. Arrestimi i tyre ka ardhur për vepra te ndryshme. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se një 31-vjeçar është vënë në pranga pasi gjatë  kontrollit fizik policia i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe municion luftarak.

Më tej bëhet me dije se një 22-vjeçar, një 34-vjeçar dhe një 40-vjeçar janë arrestuar pasi kanë kundërshtyar dhe goditur për shkak të detyrës efektivët e policisë. Tre të mitur janë vënë në pranga pasi dyshohet se kanë vjedhur një çantë në një automjet, në rrugën "Vangjel Furxhi".

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Arrestohen 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit I. H., 34 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal, pasi kanë kundërshtuar me forcë një punonjës policie, për shkak të detyrës.

Gjithashtu, nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve të mitur të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një çantë në një automjet, në rrugën "Vangjel Furxhi".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: - K. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal, pasi për shkak të detyrës ka goditur me grushte tre punonjës të shërbimit privat të sigurisë fizike. Materialet i kaluan Prokurorisë.

arrestim tirane drog vjedhje dhune ndaj policise

Sondazh

Poll