Aktualitet

Shantazhonin të miturën me foto intime, arrestohen dy vëllezërit, kishin përfituar 1 milionë lekë nga kërcënimet ndaj vajzës

Dy djemtë e kërcënonin do t’i publikonin fotot nëse ajo nuk u dorëzonte shuma të caktuara parash. Në dy raste, vajza kishte marre pa leje nga shtëpia rreth 1 milion lekë dhe ua kishte dorëzuar shantazhuesve që të mos i shpërndanin fotot.

7 Gusht 2024, 09:35 Nga N.F
Shantazhonin të miturën me foto intime, arrestohen dy
Foto ilustruese

TIRANË- Dy vëllezër janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata shantazhin një të mitur me foto intime. Më tej bëhet me dije se fotot dy vëllezërit kishin arritur tia merrnin të miturës përmes mashtrim në komunikimet që patën në rrjetet sociale.

Dy djemtë e kërcënonin do t’i publikonin fotot nëse ajo nuk u dorëzonte shuma të caktuara parash. Në dy raste, vajza kishte marre pa leje nga shtëpia rreth 1 milion lekë dhe ua kishte dorëzuar shantazhuesve që të mos i shpërndanin fotot.

Pas dhënies së kësaj shume djemtë nuk u mjaftuan me aq dhe i kërkuan serish para vajzës. Ajo me pas u tregoi prindërve dhe pas kallëzimit në polici, u bë i mundur arrestimi i dy vëllezërve.

shantazh policia arrestim

Sondazh

Poll