Aktualitet

U shpall në kërkim në Kosovë pas dhunimit të Medi Isenit, arrestohet në Shëngjin reperi Noizy, në kërkim edhe Arkimed Lushaj 

Ata u arrestuan nga Euro Fast Shqipëria pasi Kosova lëshojë urdhër arrest për ta. Më tej bëhet me dije se në kërkim është edhe Arkimed Lushaj ose i njohur si reperi Stresi.

7 Gusht 2024, 07:19 Nga N.F
U shpall në kërkim në Kosovë pas dhunimit të Medi
Noizy

LEZHË- Reperi Noizy dhe DJ i tij janë vënë në pranga nga policia në Shëngjin. Ata u arrestuan nga Euro Fast Shqipëria pasi Kosova lëshojë urdhër arrest për ta. Më tej bëhet me dije se në kërkim është edhe Arkimed Lushaj ose i njohur si reperi Stresi.

Policia e Kosovës konfirmoi dje shpalljen në kërkim të reperit Noizy dhe mikut të tij Bahtjar Bajraktari. Noizy është paralajmëruar se mund të arrestohet nga policia nëse do të paraqitej në diskotekën e njohur të Gjilanit. Noizy akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të njohur të TikTokut Medi Iseni.


Ngjarja ndodhi më 2 gusht të këtij viti në një lokal në Pejë, dhe Medi Iseni akuzoi Noizyn dhe Stresin se ishin ata të cilët e dhunuan dhe e futën në kurth. Tiktokeri mohon të ketë pasur ndonjë problem personal me Noizyn.

Më tej akuzat vijojnë për prerje në besë ndaj Stresit. Sipas të dhunuarit ka qenë Stresi ai i cili e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

arrestim dhune noizy

Sondazh

Poll