Aktualitet

Greqi/ Dhunohet zyra politike e kandidatit shqiptar Fatos Malaj

8 Mars 2019, 14:18 Nga DOSJA
Greqi/ Dhunohet zyra politike e kandidatit shqiptar Fatos Malaj

GREQI- Ditën e mërkurë në mbrëmje në Athinë është dhunuar zyra e kandidatit shqiptar Fatos Malaj, i cili kandidon per Partinë Kinal (PASOK).

Të nesërmen në mëngjes, Fatos Malaj ka gjetur zyrën e tij me deren e shkatërruar, rruga “Marni nr 59”.

Konfirmimi është bërë edhe nga vetë Malaj, i cili me qetësi u shpreh se nuk ka dëmtime të ndjeshme brenda ambienteve të zyrës. Është i vetmi shqiptar që kandidon dhe ka qenë edhe në qendër të kritikave dhe kërcënimeve të partive të djathta.

Fatos Malaj kandidon me “Ngjyrat” e Lëvizjes për Ndryshim, KINAL (ish PASOK) në zonën e parë të Athinës (A-Athina).

Djali shqiptar mendon se kjo është hera e parë që shanset janë kaq të favorshme për komunitetin shqiptar që të zgjedhë një parlamentar si një përfaqësues në parlament, duke thënë në fjalën “një shqiptar midis 300 deputetëve të parlamentit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet fatos malaj fatos malaj greqi dhunohet fatos malaj fatos malaj greqi

Sondazh

Poll