5 Gusht 2024, 21:14
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka kërkuar kryeministrit Rama të japë llogari për pasuritë e vëna në Surrel, ashtu sikurse 38 mijë metra katror tokë të përfituara nga vëllai i tij, Olsi Rama. Në tubimin përpara demokratëve poshtë banesës së tij, Berisha tha se Rama meriton çdo lloj epiteti, në një kohë kur grykësia e tij për para dhe pushtet nuk ka të ngopur. Berisha shtoi se nuk ka përfituar asnjë pasuri të shqiptarëve, ndryshe nga sa bën kryehajduti Rama dhe familja e tij.
"Miqtë e mi, do të më lejoni t’u lexoj një fragment nga paçavurja, nga e cila ai pohon indirekt çdo gjë. “Ky shpjegim nuk është për ta, po vetëm për atë shumicë shqiptarësh që prej 11 vjetësh, më kanë bërë nderin e jashtëzakonshëm të besimit të tyre për të udhëhequr Shqipërinë, të cilëve besoj se u vlen historia e kësaj prone, si një provë e besnikërisë sime ndaj tyre në kryerjen e një detyre kaq të lartë, ku kurrë, në asnjë rast, nuk kam marrë e nuk do të marr asnjë përfitim material përmes pushtetit që ushtroj, e prej ku familjarët e të afërmit e mi nuk kanë marrë kurrë, në asnjë rast, as edhe një trajtim të veçantë falë pushtetit që ushtroj”. Çfarë të të them unë ty, ti meriton mor hajdut çdo lloj epiteti. Po sarajet e Surrelit nga të dolën ty në Surrel?
Me çfarë parash i ndërtove ti ato mo, që sapo filloi hetimin kryeinspektorja e deklarimit të pasurive, e shkarkove në mënyrë antikushtetuese? Po zonja jote, pallatin pesëkatësh të familjes, si e ndërtoi mo? O hajduti jo i Gjipesë, jo i Surrelit, i Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, i Ballkanit dhe mbarë Europës. Na thuaj pak, thuaju shqiptarëve pak, po ai Olsi yt, peshkaqen njëlloj si ti, do ndalem edhe tek ajo që the për pronësinë, do t’i tregoj mirë gjërat, ai Olsi yt që merr 38 mijë metër katror tokë për ndërmarrjen e tij private, tokë të familjeve Liçaj dhue të një familje tjetër të nderuar, e cila në të gjitha ligjet e vendit nuk mund të prekej, por u jepej pronarëve, kurse ti e jep me firmën tënde dhe vendimet e tua, vëllait tënd, sipërmarrjes së tij për aktivitet privat. Po ku ke besë ti? Ti nuk ke Zot, nuk ke asgjë. Po mafia nuk ka atdhe, nuk ka fe, mafia nuk ka moral. Po si mund t’u thuash ti shqiptarëve se familjarët e mi nuk kanë pushtuar asgjë nga pushteti yt.
Po nga se i përfitoi Olsi hajduti 38 mijë metër tokë, 5100 metër ndërtime zyrash? Kujt ia tha këto mo? Ti meriton për të të kapur për zverku dhe për të të varë në shtyllën e turpit në mes të sheshit Skënderbej. Për cilin popull flet ti mor hajdut që thua nuk kam përfituar kurrë nga pushteti im? Po sarajet e Surrelit 720 metra themele të gjata i ndërtove me fitimet kur flije nën urat e Senës në Paris? Me se i ndërtove ti ato? Apo me përqindjet që merrje si kryetar bashkie të tjerëve. Ku shkuan o hajdut ikonat e ekspozitës në Gjermani me një vlerë mbi 15 milionë euro? Ku u zhdukën? Ti mor që nuk ke përdorur pushtetin, po ti e ke përdorur pushtetin më shumë se kushdo tjetër për t’u pasuruar. Nuk ka hajdut më të shpërfytyruar se ti. Ndaj dhe mos dil, mos u beto. Le që ty nuk të beson njeri, ti fyen shqiptarët kur betohesh. Ti vjedh çdo ditë, çdo natë, në gjumë, zgjuar, kudo që ndodhesh. Ti je vetëm hajdut, hajdut, hajdut! Edhe njëherë, ju përshëndes përzemërsisht. Fitore, fitore, fitore," tha Berisha.
sali berisha edi rama
Politike
5 Gusht 2024, 21:06
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te reagimi i kryeministrit Edi Rama në lidhje me skandalin e pë...
Politike
5 Gusht 2024, 20:54
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se ekzistenca si opozitë e vërtetë është në pro...
Politike
5 Gusht 2024, 20:47
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve se të drejtat dhe liria nën pushtimin e nj&eum...
Politike
5 Gusht 2024, 20:38
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te manipulimet zgjedhore të ndodhura gjatë votimeve p&eum...
Politike
5 Gusht 2024, 20:36
I.A
TIRANË- Gjykata e Lartë miratoi së fundmi një vendim të dyshimtë për dyfishimin e afateve të “arrestit në s...
Politike
5 Gusht 2024, 20:06
I.A
Vangjel Tavo
HIMARË- Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo ka komentuar postimin e rivalit të tij në zgjedhje P...
Politike
5 Gusht 2024, 18:42
I.A
Petro Gjikuria
HIMARË- Kandidati opozitar për kryebashkiak në Himarë, Petro Gjikuria ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve, pas hum...
Politike
5 Gusht 2024, 17:48
I.A
GREQI- Athina zyrtare ka ngritur dyshime për rregullsinë e zgjedhjeve që u mbajtën ditën e djeshme në Himarë. Kathimerini s...
Politike
5 Gusht 2024, 16:38
I.A
Fredi Beleri
FIER- Eurodeputeti Fredi Beleri ka bërë një reagim sërish për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, ku doli ...
Politike
5 Gusht 2024, 15:20
I.A
Klevis Balliu
TIRANË- Koordinatori Rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë së...