Art&Argëtim

"Nuk jam në arrati"/ U shpall në kërkim nga Policia e Kosovës, reagon Noizy: Unë jam viktimë e kallëzimit të rremë, nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen!

Me një njoftim në Instagram, Noizy thotë se në ngjarjen e ndodhur në Pejë nuk ka gisht.

6 Gusht 2024, 15:22 Nga S.B
"Nuk jam në arrati"/ U shpall në kërkim nga Policia e
Noizy

TIRANË- Reperi i njohur Noizy ka reaguar lidhur me urdhërarrestin nga Policia e Kosovës si dhe në tërësi për rrahjen brutale të Medi Isenit. Me një njoftim në Instagram, Noizy thotë se në ngjarjen e ndodhur në Pejë nuk ka gisht.

Reperi thotë se nuk është në arrati dhe nuk po sfidon drejtësinë por tregon se po ndjek rrugën ligjore për ti dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë. Noizy thotë se do të shuajë çdo dyshim që rëndon ndaj tij dhe sqarojë këtë ngjarje ku ai thotë se është viktimë e kallëzimit të rremë.

Njoftimi i plotë:

Prej disa ditësh jam bërë pjesë e titujve mediatik si pasojë e një denoncimi të padrejtë kundrejt meje, për një ngjarje të ndodhur në Pejë, ku unë nuk kam gisht fare, zero!

Dua ta nis këtë reagim me një ndjesë të thellë ndaj atyre që janë shqetësuar nga reagimi im. Kjo ka ardhur si pasojë e indinjatës për një kallëzim të rremë e të padrejtë ndaj meje, pasi kurrë nuk jam pëballur me situata të tilla e për pasojë fatkeqësisht nuk kam reaguar në nivelin që do të doja. Edhe njëherë, ndjese.

Mirëkuptoj edhe median që bën punën e saj dhe i kërkoj ndjesë nësë janë keqkuptuar nga reagimi im i nxituar.

Sa më lart dua të bëj me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurrësesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë.

Bashkë më studion e avokatisë të kontraktuar nga unë, do kontribuojmë maksimalisht për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj meje dhe sqaruar këtë ngjarje ku unë jam viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk kam asnjë lidhje.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin e përkrahjen dhe kërkuar ndjesë për këtë situatë të shëmtuar ku më kanë përfshirë.

Rigelsi

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

noizy medi iseni policia e kosoves

Sondazh

Poll