Art&Argëtim

Urdhërarresti ndaj Noizyt/ Reperi anulon një tjetër koncert: Sonte nuk mund të jem në Gjilan...

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës Shkodran Nikçi apeloi dhe kërkoi bashkëpunim nga ana e reperit që të paraqitet tek organet kompetente për tu marrë në pyetje.

5 Gusht 2024, 18:40 Nga S.B
Urdhërarresti ndaj Noizyt/ Reperi anulon një tjetër koncert:
Noizy dhe Medi Iseni

KOSOVË- Reperi i njohur Noizy, ka bërë një njoftim pak pasi u nxorr urdhërarresti ndaj tij. Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës Shkodran Nikçi apeloi dhe kërkoi bashkëpunim nga ana e reperit që të paraqitet tek organet kompetente për tu marrë në pyetje.

Mirëpo reperi nuk u paraqit në komisariat, dhe me një story në Instagram njoftoi se nuk do të jetë prezent në koncertin e planifikuar për sot në Gjilan. Noizy është paralajmëruar se mund të arrestohet nga policia nëse do të paraqitej në diskotekën e njohur të Gjilanit.

“Sonte nuk mund të jem në Gjilan.” shkroi reperi në Instagram.

Urdhërarresti ndaj Noizyt/ Reperi anulon një tjetër koncert:
Noizy

Noizy akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të njohur të TikTokut Medi Iseni. Ngjarja ndodhi më 2 gusht të këtij viti në një lokal në Pejë, dhe Iseni akuzoi Noizyn dhe Stresin se ishin ata të cilët e dhunuan dhe e futën në kurth.

Tiktokeri mohon të ketë pasur ndonjë problem personal me Noizyn. Më tej akuzat vijojnë për prerje në besë ndaj Stresit. Sipas të dhunuarit ka qenë Stresi ai i cili e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

noizy medi iseni gjilan

Sondazh

Poll