Art&Argëtim

Ben Affleck frenon kërkesën për divorc, burimi: Jennifer Lopez është tërbuar, ndihet e poshtëruar

Dyshja u arratis në Las Vegas në korrik 2022 dhe pati një tjetër festë dasme në shtëpinë e Affleck në Riceboro, Georgia, muajin tjetër.

6 Gusht 2024, 13:35 Nga S.B
Ben Affleck frenon kërkesën për divorc, burimi: Jennifer Lopez
Ben dhe Jennifer

SHBA- Aktorja e njohur Jennifer Lopez është "e zemëruar" dhe "e poshtëruar" për ndarjen e saj nga Ben Affleck. Ky i fundit mësohet se po frenon kërkesën për divorc për të devijuar nga fjalët dhe ofendimet e fansave si dhe për të 'mbrojtur' Lopez.

“Ajo është e tërbuar” thotë burimi. “Ai e ka poshtëruar atë. Ben ishte ai që nisi të ribashkohej.”

JLO dhe Affleck rindezën marrëdhënien e tyre në korrik 2021, pas ndarjes së Lopez nga ish i fejuari i saj, Alex Rodriguez. Lopez, 55, dhe Affleck, 51, më parë ishin të lidhur nga viti 2002 deri në 2004 pasi luajtën së bashku në filmin "Gigli".

Dyshja u arratis në Las Vegas në korrik 2022 dhe pati një tjetër festë dasme në shtëpinë e Affleck në Riceboro, Georgia, muajin tjetër.

Sipas TMZ, Affleck dhe Lopez nuk po flasin më, gjë që thuhet se po ngadalëson procesin e divorcit.

jennifer lopez ben affleck

Sondazh

Poll