Art&Argëtim

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Noizyt dhe mikut të tij: Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tyre të na lajmërojë

Sipas njoftimit Policia e Kosovës bën kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

6 Gusht 2024, 11:56 Nga S.B
Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për
Noizy

KOSOVË- Policia e Kosovës ka konfirmuar shpalljen në kërkim të reperit Noizy dhe mikut të tij Bahtjar Bajraktari. Sipas njoftimit Policia e Kosovës bën kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Policia i kërkon qytetarëve që kushdo që ka informacion rreth dy të kërkuarve të lajmërojë apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor. Noizy dhe miku i tij përballen me akuzën për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për
Njoftimi i Policisë

Noizy është paralajmëruar se mund të arrestohet nga policia nëse do të paraqitej në diskotekën e njohur të Gjilanit. Noizy akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të njohur të TikTokut Medi Iseni.

Ngjarja ndodhi më 2 gusht të këtij viti në një lokal në Pejë, dhe Iseni akuzoi Noizyn dhe Stresin se ishin ata të cilët e dhunuan dhe e futën në kurth. Tiktokeri mohon të ketë pasur ndonjë problem personal me Noizyn.

Më tej akuzat vijojnë për prerje në besë ndaj Stresit. Sipas të dhunuarit ka qenë Stresi ai i cili e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personat e kërkuar janë:  Rigels (Bashkim) RAJKU i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri dhe Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI i lindur me 22.05.1992 nё Samadrexhё-Prizren. Tё pandehurit kërkohen për veprën penale: ‘Lёndim i rёndё trupor’. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; E-mail adresa: [email protected]

noizy medi iseni stresi policia e kosoves

Sondazh

Poll