Aktualitet

Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet 40-vjeçari në Fier

Ndërkohë tre persona janë proceduar të lirë pasi në automjetet e tyre janë gjetur mallra për shitje pa fatura tatimore.

6 Gusht 2024, 11:24 Nga S.B
Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet 40-vjeçari në Fier
foto ilustruese

FIER- Arrestohet një 40-vjeçar në Fier. Mësohet se S.K 40 vjeç, ka dhunuar fizikisht gruan e tij.

Ndërkohë tre persona janë proceduar të lirë pasi në automjetet e tyre janë gjetur mallra për shitje pa fatura tatimore.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin S. K., 40 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. K., 45 vjeç, banues në Patos, E. K., 56 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. M., 36 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetet që këta shtetas drejtonin, u gjetën mallra të ndryshme që dyshohet se po i tranportonin me qëllim shitjen, pa fatura tatimore.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

fier dhune

Sondazh

Poll