Aktualitet

Në 2022 tentoi të vrasë me armë zjarri një person, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë i shpallur në kërkim (EMRI)

Peqini qarkullonte i armatosur me pistoletë me krëhra e municion luftarak, me dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara si dhe posedonte lëndë të dyshuara narkotike.

6 Gusht 2024, 09:59 Nga r.ll
Në 2022 tentoi të vrasë me armë zjarri një person,
arrestimi

TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ishte i shpallur në kërkim për tentativë vrasje, me rekorde të shumta kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Policia ka vënë në pranga Gabriele Peqinin, të riun që më 2 dhjetor 2022 ka plagosur me armë zjarri Daniel Bushin, në Durrës. Peqini qarkullonte i armatosur me pistoletë me krëhra e municion luftarak, me dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara si dhe posedonte lëndë të dyshuara narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca” nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me ato të Seksionit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për tentativë vrasje, me rekorde të shumta kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

30-vjeçari qarkullonte i armatosur, me mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara si dhe posedonte lëndë të dyshuara narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me ato të Seksionit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Sektorin  për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për tentativë vrasje, i cili qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Flagranca”.

Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të mbikalimit te Casa Italias, është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi G. P., 30 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

30-vjeçari, në vitin 2022, në Durrës, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas.

Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me krëhra e municion luftarak, dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara dhe sasi lënde të dyshuar narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

gabriele peqini daniel bushi

Sondazh

Poll