6 Gusht 2024, 10:59
Nga S.B
pamje nga ngjarja
ELBASAN- Procedohet i lirë për shkak të moshës autori i cili ndezi zjarr dhe dogji pemë frutore e ullinj në Elbasan. Mësohet se M.K 78 vjeç, ndezi zjarr në tokën e tij për të shkrirë tubat e vaditjes, por flakët dolën jashtë kontrollit.
Me rastin do të merret Prokuroria Elbasan.
Njoftim i Policisë:
Elbasan
Ndezi zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe ullinj, identifikohet dhe procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i hetimeve të kryera për rastet e zjarrvënieve, identifikuan autorin e dyshuar të një rasti, shtetasin M. K., 78 vjeç, banues në fshatin Valas, për të cilin u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të shkrirë dy tuba plastike që i përdorte për vaditje, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e madhe toke me pemë frutore dhe ullinj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
elbasan zjarr
Aktualitet
6 Gusht 2024, 10:56
r.ll
vendngjarja
KONISPOL- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me tragjedinë familjare që tronditi mëngjesin e sotëm Konispolin. H...
Aktualitet
6 Gusht 2024, 10:14
S.B
foto ilustruese
GREQI- Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Heraklion të Greqisë. Bë...
Aktualitet
6 Gusht 2024, 10:16
S.B
pamje nga ngjarja
SHKODËR- 2944 bimë kanabisi janë gjetur dhe asgjësuar ditën e sotme në qarkun e Shkodrës. Konkret...
Aktualitet
6 Gusht 2024, 10:08
r.ll
qsut
TIRANË- Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike lidhur me ilaçet e ska...
Aktualitet
6 Gusht 2024, 09:59
r.ll
arrestimi
TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ishte i shpallur në kërkim për ten...
Aktualitet
6 Gusht 2024, 09:58
r.ll
klement islami
KONISPOL- Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit, Klement Islami, i cili i mori jetën të atit pasi i vrau me së...
Aktualitet
6 Gusht 2024, 09:56
r.ll
foto ilustruese
KONISPOL- Një krim në familje ka tronditur mëngjesin e sotëm Konispolin. 69-vjeçari, Hysen Islamaj gjatë nj...
Aktualitet
6 Gusht 2024, 09:53
r.ll
rregullorja
ITALI- Qendra e pritjes së emigrantëve në Lezhë pothuajse është gati dhe nga Italia konfirmohet se 20 gushi do je...
Aktualitet
6 Gusht 2024, 09:49
r.ll
qendra e pritjes ne gjader
ROMË-Testi i parë nga Inxhinierët Ushtarakë, për të hapur vetëm një pjesë të q...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 22:42
I.A
Aksidenti
FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se një mak...