Aktualitet

Krimi në familje trondit Konispolin! 69-vjeçari vret gruan me sëpatë, djali e hedh nga shkallët, i moshuari ndërron jetë

Policia ka shoqëruar në komisariat 40-vjeçarin, ndërsa po punon gjithashtu për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

6 Gusht 2024, 09:56 Nga r.ll
Krimi në familje trondit Konispolin! 69-vjeçari vret gruan me
foto ilustruese

KONISPOL- Një krim në familje ka tronditur mëngjesin e sotëm Konispolin. 69-vjeçari, Hysen Islamaj gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj. 

Pas kësaj i moshuari, është konfliktuar edhe me djalin e tij, Klemendin Islamaj. Ky i fundit e ka shtyrë të atin nga shkallët e banesës dhe si pasojë 69-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ka shoqëruar në komisariat 40-vjeçarin, ndërsa po punon gjithashtu për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

krim ne familje ne konispol

Sondazh

Poll