Aktualitet

Vuri muzikë të lartë pas orarit të lejuar, procedohet administratori i lokalit në Gramsh

Për pasojë janë sekuestruar edhe pajisjet e muzikës.

5 Gusht 2024, 11:10 Nga S.B
Vuri muzikë të lartë pas orarit të lejuar, procedohet
foto ilustruese

GRAMSH- Pesë persona janë proceduar penalisht në Gramsh. Mësohet se administratori i një lokali A. Xh 44 vjeç vuri muzikë të lartë jashtë orarit të lejuar duke prishur qetësinë publike.

Katër persona të tjerë G. P., 49 vjeç, A. M., 41 vjeç, V. Ç., 51 dhe G. M., 44 vjeç kundërshtuan policinë kur ndërhynë për ndërprerjen e muzikës. Për pasojë janë sekuestruar edhe pajisjet e muzikës.

Njoftimi i Policisë:

Gramsh

Prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë jashtë orarit të lejuar, procedohet penalisht administratori i lokalit.

Procedohen penalisht dhe 4 shtetas të tjerë, pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë që ndërhynë për ndërprerjen e muzikës.

Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të kontrolleve në terren, për zbatimin e ligjit, kanë konstatuar pas mesnatës, se në një lokal në qytet, po zhvillohej aktivitet me muzikë të lartë, që përbënte shqetësim për banorët. Gjatë ndërhyrjes për ndërprerjen e muzikës, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar me forcë nga shtetasit G. P., A. M., V. Ç. dhe G. M.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 44 vjeç, administratori i lokalit, G. P., 49 vjeç, A. M., 41 vjeç, V. Ç., 51 dhe G. M., 44 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik.

gramsh muzike e larte

Sondazh

Poll