Aktualitet

U dëmtua nga tërmeti/ Inxhinierët s’lejohen të futen në godinën e shkollës “Emin Duraku”, prindërit në pritje të

11 Dhjetor 2019, 13:12 Nga DOSJA
U dëmtua nga tërmeti/ Inxhinierët s’lejohen të futen

TIRANË- Shkolla “Emin Duraku” në kryeqytet, godina e 9 -vjeçares, u mbyll, pasi pësoi dëmtime nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Pak ditë më parë prindërit kundërshtuan vijimin e mësimit në këtë godinë, pasi nuk kishin siguri për fëmijët e tyre. Ndërkohë sot , 3 inxhinierë të cilët janë drejtuar për t’u futur brenda në shkollë, nuk janë lejuar nga drejtoresha e shkollës, pasi nuk kishin dokumente.

Ndërkaq, prindërit vazhdojnë të qëndrojnë jashte dere gjithë paraditen, duke pritur të mësojnë se çfarë do të bëhet me këtë godinë, ku mësojnë fëmijët e tyre.

Debati për shkollën “Emin Duraku” prej ditësh ka qenë në qendër të mediave. Grupet e inspektimit kanë bërë dy akte konstatimi për këtë shkollë dhe një pjesë te saj e kanë shpallur si të pabanueshme. Dy ditë më parë  prindërit kanë zhvilluar edhe një takim me drejtoreshën e shkollës, dhe i kanë dërguar një peticion Besa Shahinit. Kjo e fundit u ka kthyer përgjigje dhe shprehet se një godinë është në formë të mirë dhe e qëndrueshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet demet e termetit mbyllet shkolla emin duraku tragjedia e 26 nentorit 2019 demet e termetit mbyllet shkolla emin duraku tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Dhjetor 2019, 10:52

LAC– Kryeministri Edi Rama ka debatuar me një nga banoret e Laçit e cila i ka thënë se pret një afat për të hyrë në shtëpi, pasi është kthyer nga Zvicra ...