Elvis Naçi tregon shumën miliona euroshe që ka mbledhur për tërmetin: 80% të donatorëve janë shqiptarë të Kosovës
11 Dhjetor 2019, 08:25Nga DOSJA
Tiranë- Imami Elvis Naçi ka treguar shumën e parave që ka mbledhur për tragjedinë e 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona.
Drejtuesi i Fonadacionit Firdeus tregoi në emisionin “Opinion”, se deri më tani janë mbledhur 6 milionë e 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti. Sipas tij shuma do të shkojë në 10 mln euro. Sipas tij, shqiptarët e Kosovës nga Zvicra janë ata që kanë kontribuuar më shumë.
“Ne e kemi filluar maratonën ditën e enjte, ditën e premte kanë qenë 1 milionë franga vetëm në llogarinë zvicerane. Sot janë 4 milionë franga në Zvicër dhe 1 milionë euro në bankën Crendins. Vendi që mban rekord është Zvicra, 80 përqind janë shqiptarë të Kosovës. Ne kemi bërë maratonë edhe në Kosovë, edhe tv shqiptare. Ne i nxorëm emrat e atyre që donin, pavarësisht atyre që nuk donin. 90 përqind e atyre që kanë dhënë fjalën e kanë arkëtuar. Ai që ka pas donacionin ka qenë një shqiptar i Zvicrës, 100 mijë franga në fillim dhe 200 mijë franga ditën e nesërme. Ka pasur shumë shoqata, xhami dhe kisha po ashtu.”, u shpreh Elvis Naçi.
Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
VLORË– Dy apartamente banimi, dy llogari bankare dhe një automjet Volksëagen janë sekuestruar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë ...
Tiranë- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiq...
LEZHË– Një biznesmen akuzon policinë e Lezhës se i është furu për kontroll të befasishëm në ambjentet e lokalit të tij, të cilin e kishte liruar për të str...
Shqipëri– Sot nuk do të mungonë temperaturat e ulta. Po kështu sot priten reshje të dobëta në të gjithë vendin, ndërsa lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Vlorë...
Shqipëri- Pas tërmetit shkatërrues të 26 janarit, qeveria ka marrë vendimin për të pezulluar lejet e ndërtimit në zonat e prekura nga ndërtimi, konkretisht në T...
Aktualitet11 Dhjetor 2019, 06:44
Tiranë– Dje në emisionin “Opinon” Arbër Hajdari ka ‘shpërthyer’ kundër të gjithëve, pasi është shprehur se në panel po i jepej shumë pak fjala, në krahasaim me ...
Aktualitet10 Dhjetor 2019, 23:16
Tiranë– Pas tërmetit të 26 nëntorit rreth 13 mijë shqiptarë pothuajse kanë ngelur në qiell të hapur, pasi banesat e tyre kanë pësuar dëme nga lëkundjet e forta ...
DURRËS- Një pjesë e mirë e ndërtimeve, kanë abuzuar edhe për shkak se kanë qënë të mbrojtur nga institucionet lokale. Tani do të fokusohemi te pallatet e n...
TIRANË– I ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se grupet kriminale po shfrytëzojë situatën kaotike...
TIRANË- Shqipëria u kap e papërgatitur përballë fatkeqëesisë natyrore të shkaktuar nga tërmeti. Ornela Liperi, kryeredaktore e Monitor deklaroi në emisioni...