Aktualitet

Pallati ‘i shkërmoqur’ nga tërmeti, shqiptari nxjerr apartamentin në shitje: Nga 65 mijë e merr 55 mijë euro, kanë lua

11 Dhjetor 2019, 09:20 Nga DOSJA
Pallati ‘i shkërmoqur’ nga tërmeti, shqiptari nxjerr

Shqipëri- Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi edhe dëme të mëdha edhe në banesa. Rreth 13 mijë persona janë evakuuar nga banesat e tyre pasi ato janë të pabanueshme.

Por shqiptarët, edhe pse banesat janë totalisht të dëmtuara, ata i kanë nxjerrë në shitje. Një rast i tillë tregohet në videon e mëposhtme, ku shihet një apartament, i cili është blerë nga pronari me vlerën 65 mijë euro por shitet 55 mijë euro, me arsyetimin se kanë pësuar dëme tullat e pallatit.  Por ajo që vihet re është se palllati është totalisht i dëmtuar dhe banorët nga aty janë evakuuar.

Video marrë nga Klodian Tomorri. 

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari nxjerr apartamentin në shitje tragjedia e 26 nentorit 2019 shqiptari nxjerr apartamentin në shitje tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll