Aktualitet

Pa kaluar Vettingun/ Jep dorëheqjen gjyqtarja e Apelit Shkodër, Marina Rraboshta

11 Dhjetor 2019, 10:39 Nga DOSJA
Pa kaluar Vettingun/ Jep dorëheqjen gjyqtarja e Apelit Shkodër, Marina

Shkodër- Dorëhiqet nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Shkodër, Marina Rraboshta. Mësohet se gjyqtarja ka paraqitur dorëheqjen në Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, dhe ky institucion edhe nuk ka pranuar këtë vendim të saj. Kjo dorëheqje e saj vjen pasi kjo e fundit edhe nuk ka kaluar procesin e Vettingut por ende nuk dihet motivacioni i saktë.

Gjyqtarja Marina Rraboshta, ka qenë pjesë e trupit gjykues, të cilët më 19 shtator të 2019 bllokuan drejt Italisë ekstradimin e Ilir Bajrit. Për këtë çështje relatore ishte Vojsava Kola (Osmanaj), anëtarë Aleks Nikolli dhe Marina Rraboshta, të cilët pranuan ankimin e Ilir Bajrit. Ilir Bajri u arrestua në shtator të vitit të kaluar si pjesë e grupit “Bajri” të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal bashkë me disa persona të tjerë. Ky i fundit akuzohet në Itali për “trafik narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni”, ku është dënuar me 5 vite burg.

Po kështu 6 familje në prill të 2016 u ankuan për gjyqtaren Marina Rraboshta. Ata deklaruan se iu ishte grabitur prona padrejtësisht, ndërsa akuzuan për vendime në kundërshtim me ligjin, gjyqtaren Rraboshta.

Ky është emri i katërt që largohet nga gjykata e Apelit në Shkodër pasi kryetarim Fuat Vjerdha, Hajrie Muçmataj dhe Luan Dervishi nuk kanë kaluar Vettingun.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorëhiqet nga detyra gjyqtarja e apelit marina rraboshta dorëhiqet nga detyra gjyqtarja e apelit marina rraboshta

Sondazh

Poll