Padia e Metës/ Dvorani flet pas dëshmisë në Prokurori: Jam gjyqtar, s’merrem me filma artistikë me metrazh të shkurtër
TIRANË- Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoani ka folur për mediet pas dëshmisë së tij në Prokurorinë e Tiranës, që prej orës 10:00 të ditës së sotme. Kreu i KED-së u shpreh se para prokurorëve dëshmoi fakte. Ai theksoi se hetimi për çështje të tilla duhet të zhvillohet në Prokurori dhe jo në media me filma me metrazh të shkurtër, duke i kthyer kështu një përgjigje Metës.
Pjesë nga deklarata:
Përpara prokurorëve kam dëshmuar faktet dhe rrethanat ashtu siç kanë ndodhur dhe kam paraqitur shpjegimet e mia. Shpjegimi është i gjatë, në shpjegimet e fundit në media unë kam dhënë mendimin e tij. As qëndrimet e Metës nuk kanë rëndësi për ndryshimet kushtetuese. Unë mund të flas me detaje, hetimi zhvillohet në këtë godinë dhe jo në media dhe televizone. Institucionet nuk është mira që t’i shtrojnë çështjet ligjore me filma artistike, me metrazh të shkurt, apo të gjatë, por në rrugë institucionale. Nëse kjo ndodh, ligji është i qartë se nëse anëtari është në ndjekje penale, ai pezullohet nga funksioni. Prokurorët janë duke kryer verifikime. Kam dhënë shpjegime sot, nuk ka nevojë për të paraqitur prova deri në këtë moment, prokurorët po bëjnë punën, ata do marrin provat e nevojshme.
Unë nuk jam këtu para jush, të deklaroj mediatikisht këshillam, deklarime, sesi duhet të sillen prokurorët me mua, kjo është e padrejtë. Ata duhet të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme. Në Shqipëri, duhet të mësoheni të gjithë se ligji është i barabartë për të gjithë. Nuk ka arsye të dal e të them se erdha te prokurori. Nuk ka asgjë për t’u mburrur. Ky është detyrim. Nuk llogaris askënd, vetëm raportin tim me Kushtetutën dhe ligjin.
A e keni menduar të jepni dorëheqjen?
Kjo është një pyetje të më thoni a kanë besim unë tek organet e drejtësisë. Ligji zbatohet për të gjithë në mënyrë të barabartë. Unë nuk kam menduar asnjëherë që unë kam privilegje.
A ju kanë vendosur në pozitë të vështirë?
Mua nuk më kanë vendosur në asnjë pozitë të vështirë. Gjykata e Lartë është një gjendje të jashtëzakonshme. Në KED jam zgjedhur për shkak të shortit dhe do e ushtroj. Kjo nuk është garë. Personat publikë duhet të jenë shumë seriozë. Unë nuk kam nevojë për vëmendje dhe nuk kam nevojë për publicitet. Unë jam gjyqtar, nuk kam nevojë për elektorat. Nëse ligji dhe kushtetuta më imponojnë të bëj një kallëzim penal, do ta bëj por nuk ka asnjë arsye.
Presidenti Ilir Meta dha dje dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës për afro 50 minuta, ku tha se shpreson që Prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm. Meta publikoi edhe një video shpjeguese ku sipas tij vërtetohet sesi u përdor Ardian Dvorani. Video e publikuar nga Meta është një spot shpjegues, përmbledhës ku kreu i shtetit, rendit procedurën dhe shkeljet që sipas tij ka bërë Dvorani.
Padia e Metës ndaj Dvoranit:
Padia e Presidentit Ilir Meta ndaj Ardian Dvoranit është bërë në lidhje me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Ilir Metës, kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Meta kërkon nga Prokuroria sekuestrimin e audiove të mbledhjeve, ndërsa kreu i KED shprehet se ai nuk ka shkelur asnjë ligj. Një padi për Dvoranin ka paralajmëruar dhe Avokati i Popullit në lidhje me emërimet në e gjyqtarëve në Kushtetuese.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Pa kaluar Vettingun/ Jep dorëheqjen gjyqtarja e Apelit Shkodër, Marina Rraboshta
Shkodër- Dorëhiqet nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Shkodër, Marina Rraboshta. Mësohet se gjyqtarja ka paraqitur dorëheqjen në Këshillit të Lartë të Gj...
Mbikqyrej me byzylyk elektronik/ Shqiptari ‘ua hedh’ policëve grekë, arratiset drejt Shqipërisë (FOTO)
GREQI- Një shqiptar i përfshirë në një çështje vrasjeje, ndërpreu sistemin e mbikëqyrjes elektronike , “orë dore” dhe dyshohet të jetë nisur nga Kifissos...
Pallati ‘i shkërmoqur’ nga tërmeti, shqiptari nxjerr apartamentin në shitje: Nga 65 mijë e merr 55 mijë euro, kanë lua
Shqipëri- Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi edhe dëme të mëdha edhe në banesa. Rreth 13 mijë persona janë evakuuar nga banesat e tyre pasi ato janë të pabanueshme....
Prefekti i Lezhës kthen mbrapsht vendimin e K.Bashkiak për bonuset e qirasë: Shuma e akorduar më pak se sa ka përcaktuar mi
LEZHË-Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjok Jaku ka kthyer vendimin e Këshillit të Bashkisë Lezhë për bonuset e qerasë, kjo për shkak të fondit të ulët që është mi...
Vijojnë reshjet e borës në zonën e Korçës, në Dardhë trashësia shkon deri në 20 cm, Qafa e Qarrit me vështirësi në
Korçë- Vijnë reshjet e dëborës në juglindje të vendit. Mësohet se në lartësitë mbi 1200 metër mbi nivelin e detit trashësia e dëborës ka shkuar në 20 cm....
Shqipëria përshëndet inxhinierët izraelitë që po ndihmojnë në vlerësimin e banesave pas tërmetit tragjik
TIRANË- Izraelitët janë në mesin e shumë inxhinierëve dhe ekspertëve të huaj që kanë mbërritur në ose do të drejtohen drejt Shqipërisë për të ndihmuar në p...
Padia e Metës/ Anëtarët e KED-së do merren në pyetje nga Prokuroria e Tiranës
Tiranë- Për padinë e Metës ndaj Ardian Dvoranit do të merren në pyetje në Prokurorinë e Tiranës të gjithë anëtarët e KED-së. Mësohet se anëtarët do të merren n...
Elvis Naçi tregon shumën miliona euroshe që ka mbledhur për tërmetin: 80% të donatorëve janë shqiptarë të Kosovës
Tiranë- Imami Elvis Naçi ka treguar shumën e parave që ka mbledhur për tragjedinë e 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona.Drejtuesi i Fonadacionit Fird...
I arrestuar për drogë, sekuestrohet pasuria e vlonjatit, apartamente dhe llogari me vlerë mbi 543 mijë €
VLORË– Dy apartamente banimi, dy llogari bankare dhe një automjet Volksëagen janë sekuestruar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë ...