Politike

Kartat e ID të skaduara/ Berisha: Përjashtimi nga votimi i qindra e qindra qytetarëve të Himarës, një akt antikushtetues

Berisha shprehet në një postim në Facebook se qindra qytetarë kryesisht mbështetës të opozitës, nuk u lejuan të votojnë prej urdhrave të kryeministrit Edi Rama. 

4 Gusht 2024, 14:57 Nga r.ll
Kartat e ID të skaduara/ Berisha: Përjashtimi nga votimi i qindra e
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me incidentin e kartave të ID të skaduara në procesin zgjedhor të Himarë. 6 mijë zgjedhës nuk do mund të ushtrojnë të drejtën për të votuar për shkak se karta e tyre e identifikimit kishte skaduar.

Berisha shprehet në një postim në Facebook se qindra qytetarë kryesisht mbështetës të opozitës, nuk u lejuan të votojnë prej urdhrave të kryeministrit Edi Rama. 

"Ky është një akt i pa precedent, një krim shtetëror elektoral, dhunim i Kushtetutës që ka si qëllim të vetëm manipulimin e rezultatit zgjedhor nga Edvin Gjipea", tha Berisha.

POSTIMI I SALI BERISHËS: 

Të dashur miq, me urdhër te Edi Ramës sot nuk u lujuan të votojnë për shkak të datës së kartave të identitetit, qindra qytatarë të identifikuar kryesisht mbështetës të opozitës. Ky është një akt i pa precedent, një krim shtetëror elektoral, dhunim i Kushtetutës që ka si qëllim të vetëm manipulimin e rezultatit zgjedhor nga Edvin Gjipea. Sqaroj këtu qytetarët se ky standart nuk u zbatua në zgjedhjet e 14 Majit dhe në ligjet e vendit edhe pas lëshimit të kartave biometrike në mungesë të saj, janë pranuar edhe letërnjoftimet e vjetra që vërtetonin plotësisht identitetin e personit.

Përjashtimi i qindra zgjedhësve nga e drejta e votimit, ndryshimi i qëllimshëm dhe i programuar i qendrave të votimit të qindra qytetarëve, shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga Dropulli, Saranda apo pasunarve të vilave turistike të bregut janë veprime mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë direkt Edi Ramën dhe Vangjel Tavon për krim të shëmtuar elektoral. Partia Dmokratike dënon me forcën më të madhe këto akte të rënda antikushtetuese të Edi Gjipes dhe kukullës së tij Vangjel Tavo dhe i garanton se drejtësia vonon, por nuk harron. 

sali berisha zgjedhjet e pjesshme ne himare

Sondazh

Poll