Politike

Zgjedhjet në Himarë/ Petro Gjikuria i bindur: Unë do të jem kryetari i ardhshëm

Duke folur pas votimit, Gjikuria theksoi se problem është fakti që njerëzit vitin e kaluar u lejuan të votojnë me karta të skaduara ndërsa këtë vit jo, 

4 Gusht 2024, 10:56 Nga I.A
Zgjedhjet në Himarë/ Petro Gjikuria i bindur: Unë do të jem
Petro Gjikuria

HIMARË- Kandidati i Opozitës, Petro Gjikuria ka shprehur bindjen se do të fitojë zgjedhjet e Bashkisë Himarë. Pas votimit në Himarë, Gjikuria u shpreh se ai do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë. Duke folur pas votimit, Gjikuria theksoi se problem është fakti që njerëzit vitin e kaluar u lejuan të votojnë me karta të skaduara ndërsa këtë vit jo, 

“Kjo është një ditë feste, le ta festojmë të gjithë bashkë. Është dita e demokracisë, të gjithë bashkëfshatarët e mi të shkojnë ë kutitë e votimit dhe të fitojë më i miri. Se çfarë do të bëhet ditën e nesërme do ta dimë të hënë. Mos të fillojmë me pyetje të tilla sikur kemi ngrënë limona që me mëngjes, unë do të jem kryetari i ardhshëm i bashkisë Himarë. Vitin e kaluar njerëzit u lejuan të votojnë me karta të skaduara kurse këtë herë nuk u lanë të votoni, Ky është problem”, tha ai.

Zgjedhjet në Himarë po mbahen, pasi Komisioni Qendror i Zgjedheve vendosi që t'i hiqte fitoren eurodeputetit Fredi Beleri. Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

petro gjikuria zgjedhjet e pjesshme ne himare

Sondazh

Poll