Politike

Zgjedhjet në Himarë, Dule: Procesi zgjedhor më absurd i mundshëm që ndodh, kandidati i PS e pranoi se ka transferuar gjendjen civile

Dule e ka cilësuar procesin zgjedhor si më absurdin që mund të ndodhë, proces sipas tij i mbështetur në një dekret presidencial të cilin ato e kanë ankimuar. 

4 Gusht 2024, 14:32 Nga r.ll
Zgjedhjet në Himarë, Dule: Procesi zgjedhor më absurd i
vangjel dule

HIMARË- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dha një deklaratë për mediat nga Himara ku komentoi zgjedhjet e pjesshme vendore që po zhvillohen ditën e sotme. Dule e ka cilësuar procesin zgjedhor si më absurdin që mund të ndodhë, proces sipas tij i mbështetur në një dekret presidencial të cilin ato e kanë ankimuar. 

Kreu i PBDNJ tha se kandidati i mazhorancës, Vangjel Tavo pranoi me zë dhe figurë publikisht se ka transferuar gjendjen civile të disa qytetarëve që nuk ishin të Himarës. Më tej ai tha se Tavo po ashtu pohoi se ka shpërndarë mbi 1200 tituj pronësie dhe janë ende 660 për t'u shpërndarë. Dule tha se edhe pas këtyre deklaratave nuk ka asnjë reagim nga drejtësia.

Vangjel Dule:  Dua t’ju falënderoj për mundin dhe sakrificën tuaj në kushte të vështira klimaterike, është procesi më absurd i mundshëm që mund të ndodhë, i cili mbështetet në një dekret presidencial i cili është ankimuar nga ne dhe nuk ka një vendim të formës së prerë në lidhje me kushtetutshmërinë e këtij dekreti Himara nesër do të ngrihet me dy kryebashkiakë të zgjedhur, mandati i Belerit nuk është i ndërprerë konform ligjit dhe vendim të formës së prerë është për tu gjykuar ankimi nga ne në KAS dhe i zotit Beleri ankimime të depozituara konform ligjit brenda hapësirës kohore. 

Që para nisjes së fushatës kandidati zoti Tavo me zë dhe figurë pohoi se ai ka transferuar gjendje civile të disa qytetarëve që nuk janë banorë me qëllim që të mbrojnë votën e tij me çfarë ligji, në cilat parime mbështetet ky veprim, janë 311 zgjedhës që janë shtuar në listat e sotme krahasuar me listat e majit 2023. Në zgjedhjet e vitit 2023 lista krahasuar me zgjedhjet e 2021 ishte pakësuar me 3 zgjedhës, nga 2023 në 2024 është shtuar në mënyrë artificiale nga të cilët 93 ka indicie se janë regjistruar ose kanë transferuar gjendjen edhe përtej kohës pasi ishte shpallur dekreti, shkelje flagrante që janë denoncuar në SPAK, por ska ende veprim nga ana e SPAK. Tavo pohoi se ka shpërndarë mbi 1200 tituj pronësie janë edhe 600 të tilla për t’u shpërndarë. Nuk kemi asnjë reagim të drejtësisë.

vangjel dule zgjedhjet e pjesshme ne himare

Sondazh

Poll