4 Gusht 2024, 13:07
Nga r.ll
fredi beleri
HIMARË- Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka komentuar nga burgu problemin e raportuar në zgjedhjet për votuesit që janë paraqitur me karta identiteti të skaduara.
Beleri shprehet se kjo është një vijim i paligjshmërisë, e cila ka nisur sipas tij që nga dekretimi "me shpejtësi" i zgjedhjeve nga presidenti.
Eurodeputeti thotë se në këtë incident nuk është faji i votuesve sepse ata nuk kishin kohë për të rinovuar kartat, pasi sipas tij edhe e-albania më shumë nuk ka punuar këtë periudhë. Beleri i bë thirrje qeverisë të marrë masa dhe të garantojë votuesit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
DEKLARATA E BELERIT:
Keto zgjedhje kane filluar ne menyre te paligjshme, me nje vendim te KQZ-së të paligjshem, qe eshte ankimuar nga PBDNj dhe diten e sotme do te depozitohet dhe ankimi im, me nje dekret te paligjshem të nxjerrë në kushtet e emergjencës nga Presidenti, sikur të punonte në Kryeministri, dhe Paligjshmeria po vazhdon!!
Eshte rasti qe qeveria te veproje, ne keto zgjedhje me shume se here te tjera sepse nuk eshte faji i votuesve qe nuk kane rinovuar kartat. Koha ishte shume e shkurter, ne datën 5 korrik u dekretuan zgjedhjet, të premte pas orës 16. Koha per votuesit ishte shume e shkurter te rinovonin kartat e identitetit, kur edhe e-albania me shume nuk ka punuar kete periudhe.
Qeveria duhet te marri masat te garantoje qe votuesit te ushtrojne te drejten e tyre per te votuar. Nuk ka asnje pengese nuk kerkon logjistike, nuk ka kosto, siç nuk ka patur pengesa zgjedhje te kaluara. Të gjithë ministrat në Himarë janë, le të mblidhen një herë të vetme, të marrin një vendim të vetëm, për interesin e popullit! Qeveria duhet te tregoje qe nuk po manipulon vullnetin e zgjedhesve, qe transferimi i votuesve nga çdo bashki socialiste ne Himare nuk ka qene taktike e qeverise, qe moslejimi si asnjehere më parë i votuesve me karta te skaduara nuk behet me qellim.
Qeveria të paktën të ruajë fasadën, siç e ka ruajtur deri tani, se ka përdorur institucionet “e pavarura”, të duket sikur nuk po përdor çdo mjet që t`i manipulojë këto zgjedhje! U bëj thirrje bashkëqytetarëve të mi, Rezistoni! Mos u largoni nga qëndrat e votimit! Mos u trëmbni! Votoni! Votoni! Votoni!
fredi beleri zgjedhjet e pjesshme ne himare
Politike
4 Gusht 2024, 12:52
r.ll
celibashi
HIMARË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka treguar disa nga problematikat e procesit zgjedhor në Himarë. Cel...
Politike
4 Gusht 2024, 12:43
r.ll
foto nga himara
HIMARË- Në zgjedhjet e së dielës në Bashkinë Himarë kanë të drejtë vote 22,921 qytetar&eu...
Politike
4 Gusht 2024, 12:16
I.A
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka komentuar sot moslejimin e votimit me ka...
Politike
4 Gusht 2024, 11:33
I.A
Foto Ilustruese
HIMARË- Pjesëmarrja e numrit të votuesve deri në orën 11:00 në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e...
Politike
4 Gusht 2024, 11:22
I.A
Karta e ID
TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka publikuar një skandal ditën e sotme në Himarë. Duke publikuar disa foto n...
Politike
4 Gusht 2024, 11:12
I.A
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja demokrate, Albana Vokshi, sot ka denoncuar Spitalin Rajonal të Fierit, ku deklaron se që prej muajit mars pa...
Politike
4 Gusht 2024, 10:56
I.A
Petro Gjikuria
HIMARË- Kandidati i Opozitës, Petro Gjikuria ka shprehur bindjen se do të fitojë zgjedhjet e Bashkisë Himarë. ...
Politike
4 Gusht 2024, 10:52
S.B
Fredi Beleri
FIER- Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar lidhur me zgjedhjet vendore të Himarës. Me një postim në Facebook,...
Politike
4 Gusht 2024, 10:40
I.A
Foto Ilustruese
HIMARË- Pjesëmarrja e numrit të votuesve deri në orën 10:00 në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e...
Politike
4 Gusht 2024, 10:30
I.A
Qender Votimi
HIMARË- Kandidati socialist Vangjel Tavo ka votuar mëngjesin e sotëm në Himarë. I shoqëruar nga familjar&e...