Politike

VIDEO/ Qytetari fut telefonin në momentin e votimit në Himarë, komisionerët: Ej, ej mbylle tani dhe dilni jashtë

Kjo ka sjell reagimin e komisionerëve që i kanë bërë thirrje të moshuarit që të hiqte telefonin nga dorë.

4 Gusht 2024, 10:16 Nga I.A
VIDEO/ Qytetari fut telefonin në momentin e votimit në Himarë,
Qytetari

HIMARË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në një prej qendrave të votimit në Himarë. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga Ora News, një prej qytetarëve ka arritur që të fus telefonin në qendrën e votimit dhe e ka nxjerr për t'i bërë foto fletës së votimit.

 

Kjo ka sjell reagimin e komisionerëve që i kanë bërë thirrje të moshuarit që të hiqte telefonin nga dorë. Por fletën e votimit nuk ia morën. 

Zgjedhjet në Himarë po mbahen, pasi Komisioni Qendror i Zgjedheve vendosi që t'i hiqte fitoren eurodeputetit Fredi Beleri. Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

zgjedhjet e pjesshme ne himare

Sondazh

Poll