Politike

KQZ merr vendimin: Qytetarët që u ka skaduar karta e identitetit nuk do të votojnë

Por tashmë pas vendimit të KQZ-së, votimi ka rinisur sërish, ndërkohë që qytetarët që u ka skaduar karta e identitetit, nuk kanë të drejtë vote.

4 Gusht 2024, 09:20 Nga I.A
KQZ merr vendimin: Qytetarët që u ka skaduar karta e identitetit nuk
Ilirjan Celibashi

HIMARË- Komisionerët kanë marrë udhëzime që mos të lejohen të votojnë ata me karta identiteti të skaduara. Për shkak të tyre është pezulluar për disa minuta votimi në Himarë fshat. Por tashmë pas vendimit të KQZ-së, votimi ka rinisur sërish, ndërkohë që qytetarët që u ka skaduar karta e identitetit, nuk kanë të drejtë vote.

Zgjedhjet në Himarë po mbahen, pasi Komisioni Qendror i Zgjedheve vendosi që t'i hiqte fitoren eurodeputetit Fredi Beleri. Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

zgjedhjet e pjesshme ne himare

Sondazh

Poll