Politike

Zgjedhjet në Himarë/ Policia: Dorëzimi i objekteve zgjedhore u bë në rregull dhe pa probleme

Gjithashtu bëhet me dije se punonjësit e Policisë janë grumbulluar në ambientet e përcaktuara ku po qëndrojnë të gatshëm deri në përfundim të votimeve.

4 Gusht 2024, 08:33 Nga S.B
Zgjedhjet në Himarë/ Policia: Dorëzimi i objekteve zgjedhore u
foto ilustruese

HIMARË- Policia ka dalë me një njoftim lidhur me procesin zgjedhor ditën e sotme në Himarë. Sipas njoftimit mëngjesin e sotëm ka përfunduar dorëzimi i objekteve zgjedhore në rregull dhe pa probleme.

Gjithashtu bëhet me dije se punonjësit e Policisë janë grumbulluar në ambientet e përcaktuara ku po qëndrojnë të gatshëm deri në përfundim të votimeve.

Njoftimi i Policisë:

Përfundoi në Himarë, dorëzimi i objekteve të përcaktuara si Qendra Votimi, të cilat ishin marrë në ruajtje që prej mbrëmjes së djeshme. Punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e Qendrave të Votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem.

Të gjitha objektet zgjedhore që do të shërbejnë si Qendra Votimi, të cilat ishin marrë në ruajtje nga shërbimet e Policisë janë dorëzuar në rregull dhe pa probleme mëngjesin e sotëm, nga ana e punonjësve të Policisë, dhe janë marrë në dorëzim nga komisonet përkatëse.

Punonjësit e Policisë, pas dorëzimit të qendrave të votimit janë grumbulluar në ambientet e përcaktuara për punonjësit e Policisë, ku do të qëndrojnë të gatshëm për të ndërhyrë në rast se nga ana e komisioneve të votimit kërkohet ndihma e Policisë.

himare zgjedhjet ne himare policia

Sondazh

Poll