Politike

Zgjedhjet në Himarë, deri në orën 10:00 pjesëmarrja është 11.91%, kanë raportuar 28 qendra votimi

Po ashtu theksohet se kanë votuar 2358 nga 19 766 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.

4 Gusht 2024, 10:40 Nga I.A
Zgjedhjet në Himarë, deri në orën 10:00 pjesëmarrja
Foto Ilustruese

HIMARË- Pjesëmarrja e numrit të votuesve deri në orën 10:00 në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë së Himarës është 11.91%. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se deri më tani kanë raportuar 29 nga 36 qendra votimi në total. Po ashtu theksohet se kanë votuar 2358 nga 19 766 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.

Zgjedhjet në Himarë po mbahen, pasi Komisioni Qendror i Zgjedheve vendosi që t'i hiqte fitoren eurodeputetit Fredi Beleri. Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

zgjedhjet e pjesshme ne himare

Sondazh

Poll