Politike

Zgjedhjet në Himarë, mbi 23 mijë qytetarë vendosin sot drejtimin e Bashkisë

Janë mbi 23 mijë qytetarë që janë thirrur në këto zgjedhje për të votuar mes dy kandidatëve, Petro Gjikuria i opozitës dhe Vangjel Tavo i Partisë Socialiste.

4 Gusht 2024, 07:15 Nga I.A
Zgjedhjet në Himarë, mbi 23 mijë qytetarë vendosin sot
Foto Ilustruese

HIMARË- Qytetarët e Himarës ditën e sotme do të zgjedhin sot kryetarin e ri të Bashkisë. Janë mbi 23 mijë qytetarë që janë thirrur në këto zgjedhje për të votuar mes dy kandidatëve, Petro Gjikuria i opozitës dhe Vangjel Tavo i Partisë Socialiste. Kutitë e votimit janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe qytetarët do të kenë mundësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të zgjedhjes deri në orën 19:00.

 Zgjedhjet në Himarë po mbahen, pasi Komisioni Qendror i Zgjedheve vendosi që t'i hiqte fitoren eurodeputetit Fredi Beleri. Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

zgjedhjet e pjesshme ne himare petro gjikuria vangjel tavo

Sondazh

Poll