Politike

Zgjedhjet në Himarë, Celibashi: Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore drejt Qendrave te Votimit

Celibashi iu bën thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre.

3 Gusht 2024, 21:37 Nga I.A
Zgjedhjet në Himarë, Celibashi: Përfundon shpërndarja e
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se tashmë gjithçka është gati për procesin e votimit për zgjedhje lokale në Himarë, të cilat do të zhvillohen ditën e diel. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Celibashi informon se shpërndarja e materialeve zgjedhore ka përfunduar në të gjitha Qendrat e Votimit, teksa iu bën thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre.

 “Përfundoi shpërndarja e materialeve zgjedhore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor, nr. 88, drejt Qendrave te Votimit. Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit. Ditën e diel, #4gusht2024, 36 qendrat e votimit do të jenë gatshme për t’u hapur në orën 7:00, në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur Kryetarin e Bashkisë Himarë”, shkroi Celibashi në X.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll