Art&Argëtim

FOTOT/ Brenda banesës së re të Ben Affleck, aty ku aktori jeton i vetëm

Karakteristikat e dukshme në banesën e re të Affleck janë hapësirat e ndara.

4 Gusht 2024, 08:00 Nga S.B
FOTOT/ Brenda banesës së re të Ben Affleck, aty ku aktori jeton i
Ben Affleck

SHBA- Ndërsa këngëtarja Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e 55-të në korrik, bashkëshorti i saj Ben Affleck ishte i zënë duke i blerë vetes një dhuratë në formën e një rezidence prej 20 milionë dollarëshe. Banesa e re e aktorit 51-vjeçar është shumë më e thjeshtë se shtëpia e tij dhe e Lopez-it me plot 12 dhoma gjumi.

Karakteristikat e dukshme në banesën e re të Affleck janë hapësirat e ndara. Pjesa e brendshme është e gjerë dhe e ajrosur me tavane të harkuar dhe trarë druri.

FOTOT/ Brenda banesës së re të Ben Affleck, aty ku aktori jeton i
Ben Affleck

Ekziston edhe një shtëpi për mysafirë dhe stalla kuajsh në pronë. Një burim i tha People në fillim të kësaj jave se vendi i ri i Affleck ofron një "ndjenjë privatësie dhe izolimi" dhe është "miqësore për familjen".

Yjet e "Gigli" kanë qenë në qendër të thashethemeve për divorc që nga maji - kur ylli i "Marry Me" kaloi në tapetin e Met Gala pa bashkëshortin e saj.

ben affleck jlo jennifer lopez

Sondazh

Poll