Art&Argëtim

Influencuesja greke njofton destinacionin e rradhës të pushimeve: Grupi është gati dhe po shkojmë në Shqipëri!!

Në video Tounis regjistron miqtë që do ta shoqërojnë në udhëtim, duke u përpjekur të vendosin valixhet e tyre në makinë.

2 Gusht 2024, 21:00 Nga S.B
Influencuesja greke njofton destinacionin e rradhës të pushimeve:
Ioanna Tounis

SHQIPËRI- Influencuesja e njohur greke Ioanna Tounis, ka njoftuar se po niset drejt Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushime. Përmes një story në Instagram, të cilin e ka postuar pasditen e sotme, Tounis u ka treguar ndjekësve përgatitjen me grupin pak para se të niseshin për në vendin tonë.

Në video Tounis regjistron miqtë që do ta shoqërojnë në udhëtim, duke u përpjekur të vendosin valixhet e tyre në makinë.

“Grupi është gati dhe po shkojmë në Shqipëri” dëgjohet duke thënë me entuziazëm influencuesja.

Pak ditë më parë Tounis ndau me ndjekësit e saj, video dhe foto nga udhëtimi i kampingut që bëri me Dimitris Alexandrou dhe djalin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ι ω ά ν ν α Τ ο ύ ν η (@j.touni)

ioanna tounis greqi shqiperi

Sondazh

Poll