Art&Argëtim

"Eminemi italian" tërheq vëmendjen në lojërat olimpike, ngjashmëria e Mauro Nespolit me reperin bëhet virale në rrjet

Pasi ndoqën ndeshjen e Nespolit, disa ndjekës filluan të postojnë në X duke e quajtur kampionin olimpik ‘Eminemi italian’. 

2 Gusht 2024, 19:08 Nga S.B
"Eminemi italian" tërheq vëmendjen në lojërat
Eminem

PARIS- Mauro Nespoli garoi me pjesën tjetër të skuadrës italiane të gjuajtjes me hark në Lojërat Olimpike të Parisit dhe fytyra e tij u bë virale në rrjet. Sipas Daily Mail, kampioni olimpik 36-vjeçar u bë viral për ngjashmërinë e madhe me reperin e njohur Eminem.

“Shprehjet e tij të fytyrës, mjekra dhe kapeljai shtynë fansat të bëjnë krahasimin humoristik me reperin” raporton media britanike.

Pasi ndoqën ndeshjen e Nespolit, disa ndjekës filluan të postojnë në X duke e quajtur kampionin olimpik ‘Eminemi italian’.  Dhe vetë Nespoli ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram, duke rihedhur një video, krijuesja e së cilës pyet veten nëse po sheh atletin apo Eminemin në stadiumin e Parisit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Giulia Cicchinè (@lacicchine)

eminem mauro nespoli

Sondazh

Poll