Art&Argëtim

Tom Cruise do të performojë në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike, priten skena të ngjashme me ato të "Mission Impossible"

Hollywood Reporter raporton gjithashtu se aktori do të xhironte një skenë tjetër të rrezikshme në Kaliforni për t'u transmetuar në televizionin francez si pjesë e ceremonisë së mbylljes, por nuk ishte e mundur të merrte leje për xhirimet e rrezikshme.

2 Gusht 2024, 20:02 Nga S.B
Tom Cruise do të performojë në ceremoninë e
Tom Cruise

PARIS- Aktori i njohur Tom Cruise ndodhet prej disa ditësh në kryeqytetin francez dhe po ndjek Lojërat Olimpike si një tjetër spektator i thjeshtë, megjithatë sipas informacioneve të publikuara pak orë më parë, ai pritet të bëjë një paraqitje mjaft mbresëlënëse në ceremoninë e mbylljes së këtij eventi të rëndësishëm sportiv.

Sipas TMZ, aktori është përgatitur prej muajsh për të performuar lëvizjet e tij në ceremoninë e 11 gushtit, e cila fillimisht do ta shohë atë në majë të Stade de France. Prej aty ai do të hidhet në sipërfaqen e stadiumit dhe ndërkohë shikuesit do të kenë mundësinë ta shohin në një video ku edhe ai do të hidhet nga avioni dhe do të ulet në tabelën e Hollivudit, që ndodhet në Los Angeles.

Hollywood Reporter raporton gjithashtu se aktori do të xhironte një skenë tjetër të rrezikshme në Kaliforni për t'u transmetuar në televizionin francez si pjesë e ceremonisë së mbylljes, por nuk ishte e mundur të merrte leje për xhirimet e rrezikshme. Kjo ide i përket vetë Cruise, i cili ia propozoi Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe anëtarët e tij e pranuan, pasi aktori është një mbështetës i zjarrtë i Lojërave, të cilat do t'i kombinojë me përvojën e tij nga filmat Mission Impossible.

tom cruise pari

Sondazh

Poll