Art&Argëtim

Angelina Jolie nxjerr zbuluar Brad Pitt: Po kërkon të më mbyllë gojën...

Çifti, i cili ishte i martuar nga viti 2014 deri në vitin 2019 dhe ka gjashtë fëmijë, janë në konflikt të vazhdueshëm për kantinën e tyre franceze, Château Miraval.

4 Gusht 2024, 07:45 Nga S.B
Angelina Jolie nxjerr zbuluar Brad Pitt: Po kërkon të më
Brad dhe Angelina

SHBA- Aktorja e njohur Angelina Jolie po akuzon ish-bashkëshortin Brad Pitt se po përpiqet ta heshtë. Në dokumentet gjyqësore të depozituara më 25 korrik, avokatët e yllit të "Maleficent", pretendojnë se Pitt po përpiqet të bëjë që Jolie të nënshkruajë një marrëveshje të fshehtë.

Marrëveshja e fshehtë do të mbulonte akuzat për abuzim nga Pitt, pra me pak fjalë do të detyronte Jolie që të mohonte faktin se Pitt ka dhunuar fizikisht atë dhe fëmijët. Çifti, i cili ishte i martuar nga viti 2014 deri në vitin 2019 dhe ka gjashtë fëmijë, janë në konflikt të vazhdueshëm për kantinën e tyre franceze, Château Miraval.

Çifti u nda papritmas në shtator 2016 pasi një udhëtim familjar me aeroplan nga Franca në Los Anxhelos thuhet se u bë i dhunshëm me Pitt që dyshohet se po abuzonte fizikisht me Jolie dhe disa nga gjashtë fëmijët e tyre. Kohët e fundit, Jolie pretendoi në dokumentet e gjykatës se abuzimi "filloi shumë më parë".

Ish-çifti kanë luftuar edhe për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, gjysma e të cilëve tani kanë arritur moshën ligjore: Maddox, 22, Pax, 20, Zahara, 19, Shiloh, 18 dhe binjakët 16-vjeçarë Knox dhe Vivienne. Muajin e kaluar, Shiloh ndërmori veprime ligjore për të hequr mbiemrin e Pitt.

angelina jolie brad pitt

Sondazh

Poll