Sport

Bie pista e Kimmich për PSG-në...

Prej disa kohësh, pista Joshua Kimmich ishte si një mundësi për PSG-në.

3 Gusht 2024, 09:30 Nga DOSJA
Bie pista e Kimmich për PSG-në...

FRANCE - PSG po ecën përpara pak nga pak me rekrutimin e saj, me shpresën që dosjet e ndryshme të zgjidhen në gusht.

Joao Neves, mesfushori i Benfica-s, tashmë po arrin në Paris me një njoftim zyrtar, që mund të bëhet që këtë të premte në mbrëmje. Por klubi parizien nuk ndalet me kaq dhe në pritje të një nënshkrimi të mundshëm të Désiré Doué, duhet të mendohet për një tjetër përforcim në mesfushë.

Kimmich do të donte të lihej i lirë pas një viti

Javët e fundit, një perspektivë veçanërisht tërheqëse është shfaqur: Joshua Kimmich. Kapiteni i kombëtares gjermane dhe i Bayern Munichut është përmendur për një kohë për t'u larguar dhe PSG do të kishte provuar për ta afruar. Veç se realiteti i gjërave do të ishte ndryshe.

Klubi parizian duhet apriori të harrojë Kimmich sipas PSG Inside Actus. Dëshira e Kimmich do të ishte të përfundonte kontratën e tij me Bayernin brenda një viti, përpara se të kishte të gjitha opsionet për të vendosur të ardhmen e tij, pa kontratë brenda një viti.

Edhe nëse ky skenar nuk i përshtatet aspak klubit gjerman, dëshira e lojtarit nuk është drejt një largimi drejt kryeqytetit francez...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll