Sport

Meloni shpërthen ndaj boksieres algjeriane… më pas bën prapaktheu!

“Dua të tregohem e kujdesshme dhe të mos jem diskriminues, por tërheqja e Angelës më trishton shumë. Detyra e institucioneve është që të garantojnë një garë të drejtë. Unë mendoj se atletet që kanë gjenetikë mashkullore nuk mund të garojnë me femrat”

3 Gusht 2024, 07:30 Nga DOSJA
Meloni shpërthen ndaj boksieres algjeriane… më pas bën

FRANCE - Në debatet e hapura nga ndeshja e fundit e boskit mes Imane Khelif dhe Angela Carinit u përfshi edhe kryeministra italiane, Giorgia Meloni, e cila ndodhej në Paris, pikërisht për të vizituar qendrën e sportistëve italianë olimpikë.

"Kam vite që nuk jam dakord me CIO-n për këtë çështje. Ndeshja nuk është me armë të barabarta. Ishte një garë e padrejtë. Në fakt, kjo dukej që në fillim kur në gjakun e algjerianes kishte nivel tepër të lartë testosteroni. Dua të tregohem e kujdesshme dhe të mos jem diskriminues, por tërheqja e Angelës më trishton shumë. Detyra e institucioneve është që të garantojnë një garë të drejtë. Unë mendoj se atletet që kanë gjenetikë mashkullore nuk mund të garojnë me femrat. Kjo jo për diskriminim, por për të mbrojtur idenë e lojës së barabartë,”- tha kryeministria italiane.

Ndërkohë mbërmjen e djeshme, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah ka zhvilluar një takim me kryeministren italiane Meloni edhe pas deklaratave të saj të para në lidhje me ndeshjen e boksit mes italianes Carini dhe algjerianes Imane.

Takim që me sa duket e ka rikthyer në tifoze sporti politikanen numër 1 të qeverisë italiane: “Ishte një takim shumë pozitiv dhe folëm edhe për rastin e Karinit. Ramë dakord dhe në një mendje për të thjeshtësuar këtë ngjarje dhe çështje, pasi ajo, boksierja algjeriane është një grua dhe ka zhvilluar për 6 vite ndeshje në nivelet ndërkombëtare,”- deklaroi Meloni.

Italia do të presë në vitin 2026 Lojërat Olimpike Dimërore dhe në takimin mes Melonit, Bah dhe presidentit të Komitetit Olimpik Italian, Malago, ka qenë edhe kjo çështje për t’u diskutuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll