Sport

Reagon CIO për “diskriminimin” ndaj algjerianes, sportistja italiane tërhiqet nga boksi!

“Më vjen shumë keq për të që kemi përfunduar në mesin e një debate mediatik, për mua nuk ishte një humbje, por një dorëzim me pjekuri, nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të largohem nga boksi!”

3 Gusht 2024, 08:00 Nga DOSJA

FRANCE - Nuk mund të qëndronte pa u shprehur Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë, në lidhje me debatin mbarë botërorë, të përhapur pas ndeshjes mes boksieres algjeriane Imane Khelif dhe italianes Anglea Carini.

“Të gjithë atletet pjesëmarrëse në ndeshjet e boksit olimpik për femra, janë në përputhje me rregullat dhe normat mjekësore të Qendrës së Boksit të Olimpiadës. Si në çdo garë, edhe në boks, seksi dhe mosha e boksiereve bazohet në pasaportat e tyre dhe në bazë të tyre kanë marrë pjesë edhe gjatë kualifikueseve për në Olimpiadë edhe në aktivitetet Europiane të vitit 2023,”- shkruan në një komunikatë të gjatë CIO.

Ndërkohë, vetë boksierja italiane, as vendimit për t’u larguar nga ringu, pa përshëndetur kundërshtaren një ditë më vonë deklaroi: “Gabova, u largova nga ringu e mërzitur për humbjen, jo nga kundërshtarja. Nuk ka patur asnjë parregullsi, thjesht unë pësova goditje të rënda dhe nuk mund të vazhdoja. Më vjen shumë keq për të që kemi përfunduar në mesin e një debate mediatik, për mua nuk ishte një humbje, por një dorëzim me pjekuri, nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të largohem nga boksi!” 

Reagon CIO për “diskriminimin” ndaj algjerianes, sportistja

Ndërkohë, pas fitores boksierja algjeriane Imane Khelif ka falenderuar të gjithë popullin algjerian. Pasi është renditur e pesta në olimpiadën e Tokyos ajo synon të marrë medaljen e artë në “Paris 2024”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll