Sport

“Ne duam të bëjmë diçka të ngjashme me atë që bëri Guardiola te Man.City”...

Trajneri i ri i Barcelonës nuk ka ngurruar të pranojë se shembulli që duhet ndjekur është ai i skuadrës angleze

31 Korrik 2024, 18:30 Nga DOSJA
“Ne duam të bëjmë diçka të ngjashme me atë

SHBA - Pas fitores ndaj Manchester Cityt (2-2; 4-1(p), Hansi Flick nuk e fshehu dot kënaqësinë. Trajneri gjerman zbuloi se u largua nga Orlando, veçanërisht i kënaqur me mënyrën se si skuadra e tij mbrohej.

Për më tepër, Flick pranoi se qëllimi i tij te Barcelona është të bëjë "diçka të ngjashme me atë që Pep Guardiola ndërtoi te Manchester City” gjatë tetë viteve të fundit: "Ne bëmë shumë mirë kundër një ekipi të madh. Ne mbrohemi së bashku dhe sulmojmë së bashku, si ekip, dhe kjo është ajo që duam. Ne luftuam për njëri-tjetrin.”

“Ndoshta në pjesën e parë ne ishim pak më thellë, ideja jonë është të jemi pak më të avancuar, ne kemi nevojë për më shumë posedim, por ne luajmë kundër Manchester City... Pep Guardiola ka qenë atje për tetë vjet dhe ne duam të bëjmë njëjtë gjë si ata, në aspektin filozofik. Ndoshta pak më ndryshe, por me atë ide,” zbuloi tekniku gjerman.

Trajneri i Blaugranas pranoi gjithashtu se ishte i shqetësuar për aspektin mbrojtës të skuadrës së tij, para ndeshjes: “Nuk isha i sigurt nëse do të ishim në një nivel të lartë në aspektin mbrojtës, por ia dolëm. Ishte një lojë e shkëlqyer.”

Ndeshja e radhës e Barcelonës është kundër Real Madridit. Një “El Cásico” parasezonal i planifikuar për orët e para të 4 gushtit, në Nju Xhersi, në Shtetet e Bashkuara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll