Sport

VIDEO/ Ju kujtohet Redon Xhixha? Kurbinasi e nis me gol kampionatin azer

Pa u mbyllur minuta e 6-të, Xhixha përfitoi nga ngathtësia e portierit kundërshtar për të larguar topin nga zona, duke zhbllokuar rezultatin (0-1).

3 Gusht 2024, 08:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Ju kujtohet Redon Xhixha? Kurbinasi e nis me gol kampionatin azer

AZERBAJXHAN - A kujtohet sulmuesi kurbinas Redon Xhixha? Ish-sulmuesi i Laçit dhe Tiranës e nis me këmbën e mbarë kampionatin në Azerbajxhan.

Tashmë prej disa sezonesh pjesë e Qarabagut, Xhixha e gjeti rrugën e rrjetës që në ndeshjen hapëse përballë Araz në transfertë, takim që përfundoi me fitoren 4-1 të miqve.

Pa u mbyllur minuta e 6-të, Xhixha përfitoi nga ngathtësia e portierit kundërshtar për të larguar topin nga zona, duke zhbllokuar rezultatin (0-1).


Vetëm tri minuta më vonë, Richard Almeyda thelloi diferencën në 0-2, duke e mbyllur praktikisht ndeshjen.

Qarabagu realizoi edhe dy gola të tjerë gjatë pjesës së dytë me Keita dhe Hyseinov, ndërsa goli i vetëm për Araz u shënua në minutën e 87-të për rezultatin përfundimtar 1-4.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll