Sport

Me të bëhen tetë: Chelsea paguan 20 mln. euro të tjera për një portier...

Mike Penders, 19 vjeç, shihet si Courtois 'i ri'. Ai do të vazhdojë te Genk si huazim dhe është (një tjetër) bast për të ardhmen e Bluve…

31 Korrik 2024, 18:10 Nga DOSJA
Me të bëhen tetë: Chelsea paguan 20 mln. euro të tjera

ANGLI - Ai është vetëm 19 vjeç sot, me një shtrirje të jashtëzakonshme fizike, 2 metra i gjatë dhe do t'i kushtojë Chelsea 20 milionë euro dhe vlera e transferimit mund të rritet ende përmes bonuseve.

Po flasim për Mike Penders, një portier i ri, që luajti ndeshjen e tij të parë në nivel të lartë të dielën e kaluar kundër Standard Liège dhe që magjepsi ekipin anglez të skautizmit.

Penders shihet në Belgjikë, si Thibaut Courtois 'i ri' dhe Chelsea nuk ka dashur të humbasë kohë, duke shkruar një çek prej 20 milionë eurosh për ta rekrutuar nga Genk, raporton Het Laatste Nieuws. Portieri i ri do të vazhdojë të luajë për skuadrën belge këtë sezon, i huazuar nga londinezët dhe do t'i bashkohet Premierligës për sezonin 2025/26.

Një ditë pas nënshkrimit zyrtar të Filip Jorgensen, të nënshkruar nga Villarreali për 24.5 milionë euro, Chelsea siguroi një tjetër portier, në këtë rast të tetin, duke iu bashkuar  Djordje Petrovic,  Kepa Arrizabalaga, Marcus Bettinelli, Robert Sánchez, Eddie Beach dhe Gabriel Slonina.

Kjo marrëveshje e bën Mike Penders, portierin më të shtrenjtë ndonjëherë që largohet nga Belgjika, duke tejkaluar 18 milionë euro që një vit më parë, Brighton i pagoi Anderlechtit për Bart Verbruggen, titullarin e Holandës në Kampionatin Evropian të kësaj vere.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll